• |
ide | kryesore

Sekreti i Modric: Topi i Artë e kishte rinovuar kontratën me Real kohë më parë

Sport



Luka Modric e kishte firmosur rinovimin e kontratës deri në 2021: ky motiv shpjegon ndryshimin e kursit të Inter drejt Ivan Rakitic. Nga Spanja zbulohet një prapaskenë që rishkruan historinë e merkatos së futbollit rreth mesfushorit kroat. Verën e kaluar zikaltrit provuan të marrin Modric, duke e detyruar presidentin e Real Madrid, Florentino Perez, të aktivizohet për të aplikuar rinovimin automatik me lojtarin, që më pas është firmosur nga Modric përpara dorëzimit të Topit të Artë.

Mundo Deportivo shpjegon se si presidenti i Blancos, i dëshpëruar nga fakti se mund të humbiste një tjetër kolonë të skuadrës, pas verës së ngarkuar emocionalisht ka përdorur opsionin e rinovimit automatik në favor të tij, duke zgjatur kontratën e mesfushorit nga 2020 në 2021. Modric, më pas, e ka firmosur akordin e ri përpara Topit të artë të fituar në dhjetor, praktikisht muaj më parë.

Lajmi është mbajtur sekret për të evituar që lojtarë të tjerë, si Benzema e Kroos, të trokisnin në derën e Perez për të rinovuar kontratat e tyre, natyrisht edhe me rishikim të pagesës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *