• |
ide | kryesore

Si duhet “ribërë” Evropa

Arkiva, Blog



Disa ditë më parë, një grup prej 30 shkrimtarësh, historianësh dhe fitues të çmimit Nobel- duke përfshirë Bernard-Henri Levin, Milan Kunderën, Salman Rushdi, Orhan Pamukun, Mario Vargas Llosan dhe Adam Miçnik- publikuan një manifest në disa gazeta në mbarë Evropën.

Ata pohuan se Evropa si një ide, është “duke u shpërbërë para syve tanë”. “Tani duhet të luftojmë për idenë e Evropës, ose do ta shohim atë të zhduket nën dallgët e populizmit. Ne duhet të rizbulojmë vullnetarizmin politik, ose të pranojmë që pakënaqësia, urrejtja dhe lidhja e këtyre pasioneve të trishtuara të na rrethojë dhe fundosë”.

Ky manifest ka plot të meta: mjafton një lexim i vëmendshëm dhe e kupton se përse po lulëzojnë populistët. Nënshkruesit e tij- ajka e inteligjencës evropiane liberale- e shpërfillin faktin e pakëndshëm, që edhe populistët e paraqesin veten si shpëtimtarë të Evropës.

Në korrikun e vitit të kaluar, pas pjesëmarrjes në një takim të tensionuar me udhëheqësit e BE-së, Donald Trump foli për Bashkimin Evropian si i pari në rreshtin e “armiqve” të SHBA-së, përpara Rusisë dhe Kinës. Pasoi një nxitim për ta denoncuar këtë pretendim si të paarsyeshëm (“Trump po i trajton aleatët e SHBA-ve më keq se armiqtë e tij”, etj).

Por në vend të kësaj, ne duhet të shtrojmë disa pyetje të thjeshta. Çfarë e mërzit aq shumë Trumpin me BE-në? Për çfarë Evrope është duke folur ai? Kur u pyet nga gazetarët rreth emigrantëve që vijnë në Evropë, Trump u përgjigj si një populist anti-emigrant që ai është: emigrantët po e rrënojnë strukturën e mënyrës evropiane të jetesës; ata përbëjnë një rrezik për identitetin shpirtëror evropian.

Shkurt, ishin njerëz si Orban i Hungarisë apo Salvini i Italisë, që po flisnin përmes tij. Askush s’duhet ta harrojë që edhe ata duan të mbrojnë Evropën. Pra, cila është ajo Evropë që e mërzit aq shumë Trumpin dhe populistët evropianë? Është Evropa e njësisë transnacionale, Evropa pak e vetëdijshme që për të përballuar sfidat e kohës tonë, ne duhet të lëvizim përtej kufizimeve të shteteve- kombe.

Është Evropa, që përpiqet me dëshpërim t’i qëndrojë besnike motos së vjetër të Iluminizmit për solidaritet me viktimat, Evropa që është në dijeni të faktit se njerëzimi është sot Një dhe se të gjithë gjendemi në të njëjtën barkë (ose siç themi, në të njëjtën “anije kozmike” që quhet Tokë).

Evropa që beson se mjerimi i tjetrit, është gjithashtu edhe mjerimi ynë. Këtu duhet të përmendim Peter Sloterdijk, i cili vuri në dukje se sfida sot është, si të sigurojmë mbijetesën e arritjeve më të mëdha ekonomiko- politike të Evropës moderne dhe shtetin socialdemokratik të mirëqenies sociale.

Sipas Sloterdijk, realiteti ynë është- së paku në Evropë- një “demokraci sociale objektive”, që i kundërvihet demokracisë sociale “subjektive”: duhet të dallojmë demokracinë sociale si një mburojë e partive politike dhe demokracinë sociale si “formulë e një sistemi”. Në një artikull të vitit 2009, Sloterdijk shkruante se formula social- demokratike “përshkruan pikërisht rendin politiko- ekonomik të gjërave, që përcaktohet nga shteti modern si shteti i taksave, si shteti i infrastrukturës, si shteti i sundimit të ligjit dhe jo e fundit për nga rëndësia, si shteti social dhe shteti si terapi… Ne kemi kudo një demokraci sociale fenomenale dhe strukturore, një manifest publik dhe një tjetër të fshehur, njëra që shfaqet si një parti dhe një tjetër që pak a shumë është ndërtuar në mënyrë të pakthyeshme në definicionet, funksionet dhe procedurat e shtetësisë moderne si të tilla”.

Ideja që bazohet tek Evropa e bashkuar, u korruptua, gjysmë u harrua dhe vetëm në një moment rreziku, ne jemi të detyruar të rikthehemi tek ky dimension thelbësor i Evropës, në potencialin e saj të fshehur. Evropa qëndron si nën kudhër mes Amerikës nga njëra anë dhe Rusisë nga ana tjetër, të cilat duan ta copëtojnë. Si Trump ashtu edhe Vladimir Putin mbështesin Brexit, por edhe mbështesin euroskeptikët në çdo cep, nga Polonia në Itali.

Çfarë problemi kanë ata me Europën, kur ne të gjithë e dimë mjerimin ku zhytet vazhdimisht BE-ja pas çdo prove, nga pamundësia e saj për të zbatuar një politikë të qëndrueshme rreth emigrantëve, tek reagimi i saj mjeran ndaj luftës së tarifave tregtare që ka nisur Trump? Sigurisht që nuk është Evropa ekzistuese, por ideja e Evropës që ringrihet mbi të gjitha mosmarrëveshjet dhe bëhet e dukshme në momente rreziku. Problemi me Evropën është se si të mbetet besnike ndaj trashëgimisë së saj emancipuese, kur kërcënohet nga sulmi konservatoro-populist. Pra, si duhet të bëhet kjo?

Në “Shënimet e tij mbi Përkufizimin e Kulturës, shkrimtari Tomas Eliot, një konservator i madh, vë në dukje se ka një moment kur zgjedhja e vetme është ajo midis herezisë dhe mosbesimit, kur e vetmja mënyrë për të mbajtur të gjallë një fe është që ajo të kryejë një ndarje sektare nga kufoma kryesore.

Kjo është ajo që duhet të bëhet sot: mënyra e vetme për të mposhtur realisht populistët dhe për të shpëtuar atë që është e vlefshme, për të shpëtuar demokracinë liberale, është të bëhet një ndarje sektare nga kufoma kryesore e demokracisë liberale. Ndonjëherë, me fjalë të tjera, mënyra e vetme për të zgjidhur një konflikt, nuk është të kërkosh kompromis, por ta radikalizosh pozicionin tënd.

Duke u kthyer tek letra e 30 iluministëve liberalë, ajo që ata refuzojnë të pranojnë është se Evropa, zhdukjes së të cilës ata i frikësohen, ka humbur tashmë në mënyrë të pakthyeshme. Kërcënimi nuk vjen nga populizmi: populizmi është thjesht një reagim ndaj dështimit të establishmentit liberal të Evropës për t’i qëndruar besnik potencialit emancipues të Evropës, duke ofruar rrugë të gënjeshtërta për zgjidhjen e problemeve të njerëzve të zakonshëm.

Pra, mënyra e vetme për të mposhtur vërtetë populizmin është t’ia nënshtrosh vetë establishmentit liberal, politikës së tij aktuale, një kritikë të pamëshirshme nga pikëpamja e asaj “formule socialdemokratike” që krijoi establishmenti në kthesën e tij neoliberale. Kjo nuk do të thotë që ne thjesht mund të kthehemi në kohërat e vjetra të shtetit të mirëqenies sociale. E vetmja mënyrë për të ringjallur “formulën” për Evropën, është ta rishpikim atë në një formë shumë më radikale, në një formë që përshtatet me gjendjen e sotme dhe me sfidat e reja ekologjike dhe sociale. E vetmja mënyrë për të shpëtuar atë që ia vlen të shpëtohet nga e kaluara, është të ecet përpara. /“The Indipendent” – Bota.al/



5 Comments

  1. me nje fjale KURBANNNNNNN dhe ecni para se nuk ka problem, jetohet dy here jo nje here. keni dhe nje jete rezerve, kshuqe ne do ju burgosim ne cfardolloje menyre ( preferojme te dyja si psikologjike dhe fizike ) deri sa te beni punene tone. njelloje si skllav qe nderton piramida per hater te egjiptianit. jemi kthyer vertet mbrapsht. populistat juve duhet tju marrin me shqelma ne bythe deri sa te vdisni. ai eshte i vetmi radikalizim qe duhet te ekzistoje, moralin futeni ne bythe.

  2. Me pelqeu referenca e “anijes kozmike” nga libri “Operating manual for spaceship earth” i Buckminster fuller

  3. “ta rishpikim atë në një formë shumë më radikale” ???? kshu thoshte dhe hitleri… s’eshte habi, hitleri ishte fillimisht socialist

  4. ne fakt kur merkeli tha do i kushtojme me shume rendesi familjeve kishte tjeter gje ne mendje. do te thote qe kush kerkon te drejta do shantazhohet avash avash sic beri rama deri sa mos kene me asnje zgjidhje pervec se te fillosh nje pune te rendomnte ku nuk te sjelle me fitime lere me te krijosh familje. keta kane ngelur nazist. rroft interneti qe ja beri punen me te lehte. tashme me i pasuri do vazhdoje te pasurohet, ju te tjeret “nuk dinit” #europe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *