• |
ide | kryesore

Tiranë/ Drejtonte mjetin me 95 pasagjerë në gjendje të dehur, arrestohet shoferi i autobusit

Lajme, Të fundit



Është arrestuar nga policia ditën e sotme një shofer autobusi i linjës Institut-Tiranë, i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur me 95 pasagjerë.

“Policia Rrugore e kryeqytetit duke patrulluar dhe monitoruar zbatimin e rregullave te qarkullimit rrugor nga perdoruesit e rruges, si dhe gjatë kontrolleve me përzgjedhje, nisur edhe nga ankesat e pasagjerëve, për mënyrën e sjelljes së drejtuesve të mjeteve të transportit publik qytetas dhe ato rreth qytetas, në rrugën “29 nëntori”, rreth orës 08:00, konstatuan një autobuz të linjës “Institut Bujqesor – Tiranë” duke qarkulluar në mënyrë të ç’rregullt.

Nga verifikimi me aparatin alkool testues, drejtuesi i autobuzit me iniciale N.K., 59 vjeç, i cili në momentin e ndalimit nga policia rrugore, po transportonte me autobuz rreth 95 pasagjerë të linjës përkatëse, rezultoi nën efektin e alkoolit në masën testi i parë 0.74 mg/l dhe testi i dytë 0.71 mg/l, në këto kushte drejtuesi i autobuzit u arrestua në flagrancë për veprën penale “drejtimit i mjetit në gjendje të dehur”, shkruhet në njoftimin e policisë.

 

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *