• |
ide | kryesore

Pesë mite të Rilindjes për djegien e mandateve

1, Arkiva, Ide



Ashtu si në periudhën e protestës studentore, shumicës parlamentare edhe këtë radhë i ka vdekur arma e saj më e fortë, propaganda. Të përkundur nga siguria e liderit gallataxhi, se “Luli po bën bllof” dhe se “doktoresha nuk jep konsensus për djegien e mandateve”, socialistët janë kapur të papërgatitur nga akti i opozitës. Prandaj me nxitim dhe nën efektin e ankthit, ata kanë përpunuar një sërë tezash kundër largimit përfundimtar të opozitës nga parlamenti, që vështirë se bindin edhe dikë me logjikë nën mesatare. Le t’i marrim me radhë ato…

Opozita e bën se i trembet reformës në drejtësi. Pra sipas këtij arsyetimi, lihet të kuptohet se Berisha dhe Basha po i vënë flakën Shqipërisë për arsyen e thjeshtë se tani pritet të fillojë punë BKH dhe SPAK. Edhe sikur ta bënin këtë, nuk do ta kishin aspak gabim, me një reformë në drejtësi që nuk prodhoi asgjë më shumë se Arta Marku dhe Donika Prela. Por gjithësesi është absurde të mendosh se ata deputetë që votuan për ta shpëtuar Saimir Tahirin nga burgu, pas kërkesës së organit të akuzës për t’i hequr mandatin, sot të akuzojnë ish të singjashmit e tyre se po i dorëzojnë mandatet për të mos përfunduar në pranga. Ata kanë treguar me shembullin e tyre se, kujt i djeg miza mbrohet pas mandatit.

Opozita e bën se do të pengojë hapjen e negociatave. Kjo këngë e vjetër, për të cilën është akuzuar historikisht çdo pakicë në këtë vend, tingëllon groteske në gojën e atyre që e thonë. Sepse gjashtë muaj më parë qenë të njëjtit që festuan hapjen e negociatave, madje u mburrën se kishin tashmë edhe një datë. Rama bërtiti fitore, dekoroi edhe ambasadorët që kishin kontribuar për këtë sukses dhe i etiketoi kazan të gjithë ata që treguan të vërtetën, se jo vetëm asgjë nuk kishte mbaruar, por Tirana kishte rrezikuar në pranverë të lihej edhe pas Maqedonisë. Sot, që kjo gjë mund të ndodhe realisht, ata anatemojnë opozitën se po i pengon të arrijnë diçka që e kishin shpallur si sukses të përfunduar.

Opozita e bën se do pushtet në tryezë. Në fakt PD dhe LSI po dëshmojnë se po lënë pushtet. Socialistët vetë e kanë stigmatizuar shpesh Bashën se po përdor autoritetin e të qenit lideri i pakicës, për të shumfishuar bizneset e tij familjare, për t’u vënë gjoba oligarkëve, për të bërë allishverishe si marrëveshja e 18 majit, nga e cila doli duke mbajtur disa drejtori të majme në xhep.

Madje me sarkazmën e tij, Rama ka shkuar deri aty sa shpesh ka lënë të kuptohet se mes tij dhe shefit të pakicës ka një pakt dhe se ata, të dy së bashku, luajnë një lojë, rregullat e së cilës publiku nuk i njeh. Duke djegur mandatet, duke goditur me molotov parlamentin dhe çekiç kërpudhën e pushtetit, pra duke u radikalizuar, Basha po tregon se ka hequr dorë edhe nga pushteti për të bërë pakte okulte. Ai po dorëzon, nuk po merr. Natyrisht pa dashur pushtet në tavolinë, por dhe pa pranuar zgjedhje që i vendosin Avdylajt apo që prodhojnë çamë në Dibër.    

Opozita e bën se do të pengojë investimet e huaja. Këtë gomarllëk me brirë, që e përforcoi edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë si dhe një amerikan që flet shqip, nuk e beson dot askush. Sepse në pesë vite, Rilindja jo vetëm që as ka imagjinuar të sjellë ndonjë investim të kategorisë së TAP apo Devolli, por asaj iu kthye mbarpsht edhe Lasgushi i vëllait Erdogan. Pasi investitorët seriozë nuk shkelin këtu prej kohësh, jo se nuk ka stabilitet politik, por sepse nuk ka liri ekonomike. Me tenderat e letrave fallco dhe me milionat që Edi Rama shpërndan pa garë për oligarkët në këtë vend, nuk mund të shkelë asnjë investitor i denjë për këtë emër.

Opozita e bën se e ka dhunën në AND-në e saj. Ndonëse në imagjinatën kolektive është ngulitur jo pa të drejtë konstatimi se e djathta berishiste është më brutale sesa e majta, që ende vuan kompleksin e së shkuarës komuniste dhe për këtë ruan një qasje më tolerante, sot ekuacioni ka ndryshuar. Sot dhunën përpara se ta ushtrojë shteti policor, Shiku i Gazidedes, gardistët e Ndrea Prendit, e përdor pushteti i parasë. Pikërisht ai që prish shtëpitë e banorëve të unazës, që nxjerr ligje speciale për shembjen e teatrit, që rrëmben tokat e bregdetit në Jug, për të përfituar më shumë oligarkët. Sot dhuna ushtrohet nga lidhjet kriminale të qeverisë, që tregohet e butë me Balilët, Avdylajt, Shullazët dhe e pamëshirshme me ata që s’kanë të paguajnë faturën e energjisë.

Prandaj radikalizmi i djegies së mandateve, ndonjë xham i thyer apo ndonjë gur mbi policinë, janë përgjigje aspak propocionale. Ato janë vetëm reagime simbolike ndaj dhunës reale.

Mjafton t’i dëgjosh tezat e mësipërme për të kuptuar se shumica parlamentare, e kapur gafil, nuk po gjen dot argumenta bindës për të fituar debatin publik. E mëkuar për një kohë të gjatë me propagandën shabllone se ka përballë një djalë që fle gjumë dhe një grua që nuk i dorëzon mandatet e fituara me gjak, ajo sot ka mbetur pa tekst. Radikalizimi i Bashës dhe Kryemadhit ia vlejti edhe për këtë. Ia vlejti edhe për të na treguar një kryeministër të friksuar që deklaron: nuk dal më në debate televizive përballë tyre. Ai qe i dobishën për të nxjerrë në pah, se “kjo bandë që vjedh zgjedhjet për të grabitur Shqipërinë dhe rrjep Shqipërinë për rrëmbyer zgjedhjet”, tashmë e ka humbur edhe atunë e saj kryesore: të prodhojë alibi për të mbrojtur vetveten.

©Lapsi.al



22 Comments

  1. Bushat po flet si nje komunist qe te denonte me flete-rrufe. Kush te arreson? Kush te denon? Perse nuk ngre pyetjen qe kjo klase politike ne 30 vjet me bashkepergjegjes kete opozite te degraduar ne figura se pari, nuk ka investuar fare ne ngritjen e nje drejtesie te pavarur qe sot gjithe keto probleme qe ngre sa me siper, i perkasin vetem politikes se dites dhe jo nje axhende afatgjate per te miren e ketij populli.

  2. Bushat,

    Une nuk jam i ps’se, e kuptoj shume mire dhe e prek problemin (endemik) te korrupsionit. E shoh c’ndodh me drogen, kriminalitetin ne politike etj.. Jam totalisht dakord qe zeri per keto duhet ngritur madje dhe duhet uleritur. Ama kjo duhet bere ne funksion te nje zgjidhjeje, e jo thjesht per te rrezuar nje pale, qe te vije tjetra.

    Besoj se si une, dhe pjesa me me madhe e shqiptareve jane te bindur se problement nuk zgjidhen duke i vene zjarrin Shqiperise, duke rrezuar Ramen e sjelle Bashen e LSI’ne.

    Duke qene se shqiptaret i kane provuar te gjithe keta (dhe ju gazetaret nuk keni treguar ndonje aftesi te madhe indipendence – per te mos folur per intelektin), padyshim qe me te besuarit mbeten nderkombetaret Ata vazhdojne te insistojne mbi reformen ne drejtesi, e megjithe zhurmen e madhe te atyre qe nuk e duan (perfshire dhe ty), ato c’zbulohen mbi gjykatesit e prokuroret te bindin totalisht qe nevoja per nje spastrim te madh ishte urgjente. Shqiptaret kuptojne qe as amerika e as europa nuk kane interes t’ia falin drejtesine Rames, keshtuqe argumentet e tua (e te tjereve) mbi kete nuk ngjisin!

    Ketu nuk behet fjale qe te ngresh ne kult burokratet e europes apo te amerikes – ama ne mefshtesine e tyre, te pakten nuk ka interesa marrjeje pushteti, korrupsioni e perfitimi personal (gje per te cilen asnje nga palet qe diskutojne ne shqiperi nuk kane arritur te zhvishen).

    Si perfundim, gjithe kjo zallamahi e ketyre diteve te le shijen e nje tufe te auto-eksituarish qe perpara te mbeturit pa fjale te pjeses me te madhe te njerezve konkludojne se kane fituar debatin publik. Mund te mbetesh pa fjale dhe thjesht se cfare degjon te duket idiotesi (ne rastin me te mire) a thjesht e motivuar nga interesa partiake e personale (me fort e mundeshme)

  3. Priblemet e prekura nga Bishati qendrojne ne menyre absolute. Do i shtoja vetem dicka qe Bushati nuk e ka cekur. Nese e ashtuquajtura dhe e shumeperfolura ne drejtesi do te veproje (gjithmone nese pasi peronalisht nuk kam patur besim qe ne fillim), nuk mujd te merret me veprat penale te parashkruara. Me kete dua te them se nese ka kaluar nje periudhe kohore aq sa parashikon denimi maksimal ne K. Penal, nuk mund te kete ceshtje penale ndaj personit qe e ka kryer vepren penale. Pra shume nga vjedhjet e prezumuara te meparshme (them te prezumuara sepse nuk ka nje vendim gjykate per ta vertetuar), as qe do merren ne shqyrtim nga e ashtuquajtura drejtesi e re. Nderkohe, me ndryshimin e rregullores se Kuvendit, Komisioni i Mandateve do te jete nje “Gjykate ad hoc”, pasi do jete ky komision qe so vendose lejimin ose jo te hetimeve per personat e akuzuar me imunitet parlamentar. Ky ndryshim le nje shije te hidhur dhe e zhvereson akoma me shume kete pal drejtesi qe ka mbetur. Prandaj kur flitet per Reformen dhe friken nga Reforma, cdo gje eshte e neveriteshme.

  4. bushati mundohet te shpjegoj ende pse teoria e tij e dhunes do te rezultoj efikase pavarsisht se as e ka iden se si do zhvillohen ngjarjet..i takon ta mbroj tezen e tij ska faj..shoqeria jone civile eshte aq e afirmuar sa te vetmet ide qe pjell eshte forza dhe akt ekstrem..aq ishte fantazia e tyre smund te shvillohej me teper.intelektualet e vendit tim…..

    1. Une artikullin e lexoj si shembje te 5 miteve te hedhura per konsum nga rilindja, tek mendjet e dalldisura te Shqiptareve dhe nuk e shoh askund fjalen “dhune efikase”. Nuk me rezulton qe dhuna te kete sherbyer per te zbuluar vjedhjen e votave, korrupsionin e frikshem, kapjen e drejtesise nga Market dhe Prelat dhe qeverisjen nga kriminele. Do isha shume kurioz se ne vend te forces qe komentuesi e quan “fantazi”, cfare duhet te beje ndryshe nje popull qe i ka te gjitha institucionet kunder, qe po vidhet, rripet, tallet dhe po zgedh rrugen e largimit nga vendi. Mbase ke ndonje recete te cilen do ta ndash me ne? Apo thjesht jeton larg Shqiperise dhe burim informacioni ke intelektualin Blushi?

  5. “Bravo”Bushat,po i sherben me devotshmeri qarqeve antishqiptare te cilat te paguajne jo keq dhe tashme e dime se kush ka perfituar nga fondi sekret i ministrise se mbrojtjes greke,te tjeret se kane nxjerre koken ndersa ti ke dale hapur e ben thirrje per lufte por doja te pyesja vetem diçka:ti vertet mendon qe opozita kerkon ti vere flaken Shqiperise per te miren e popullit dhe per te rritur mirqenien e vendit?!…

    1. TI EDHE PSE DHE SYTE I KE TE KUQ FLAK , PRAPE KOMPLET TE ERRESUAR I KE . VETEM NESE JE NDONJE DREJTOR DREJTORIE MUND TI MBROSH ME KAQ FANATIZEM . VEJE NDONJEHERE EDHE TRUNIN NE PUNE SE VETEM MIRE TE BON .

  6. Konciz Bushat!
    Tani cendrifugistet e oborrit do te bejne cmos te kundershtojne,, si te Tema!
    Hajde cuna, he Mero xhan,, lëçit dy fjale….

  7. Te lumte ty dali i komunistit.Tamam analize bolshevike.Te lumte. Hallall maska e gjyshit qe ju kane bere dhurate.

    1. Ne lidhje me financimet Greke te gazetareve, mund t’i shkruash shoqes Marku dhe e di ajo se cfare ben, apo ta ngresh ceshtjen ne “Platformen e bashkeqeverisjes” dhe e zgjidh kete pune lideri suprem me nje te ngritur te shpates. Ndersa ne lidhje me venien e flakes Shqiperise, mund te pyesesh ata “akademiket’ apo “luftetaret e lirise’ qe dolen me hunj ne bulevard me 21 janar. Vetem mos u huto kur te te thone qe dolem kunder korrupsionit te Ilir Metes (atij aleatit te bashkeqeverisjesjes se rilindjes tende)

  8. Qe Rama e ka mbushur kupen dhe xhepin as qe diskutohet,por nuk shohim asnje alternative per ta hequr.Te gjithe komentuesit ngrejne te njejten pyetje,kush do te vije,c’fare kerkohet nga Basha dhe Monika e 11 banjove,apo Cjapi me snajper..u lodhem me protesta koti pa horizont.Po qe per te ikur Rama dhe te vije Basha,per mua jane njelloj ,genjeshtare dhe hajdute biles Rama eshte me i afte.Opozita nuk ka asnje mbeshtetje nga bota sepse jane konsumuar aq shume sa asnje nuk i beson me.Para nje viti erdhi nje biznesmen qe qaekullon mbi 10 miliard euro dhe kur pa vilen e Metes u habit ,'”une nuk e kam nje te tille,duhen 30 vjet biznes qe ta besh kete keshtjelle” dhe iku nga shqiperia,ketu tha-te gjithe jane hajdute(i kerkuan 2 milione euro qe te takonte K/min).Ndoshta nje koalicion do te ishte nje zgjidhje.

  9. Isha ne merak se nuk e kisha pare askund emrin Jetmir dhe pata frike mos e kane hequr nga puna ngaqe ka share shpellaret dhe Balla eahte nga fshatrat e humbur te Librazhdit. Pata frike se mbetet pa rroge e pastaj do na dale ne protesta …

    1. Mos ma ki merakun fare se prej 25 vjetesh jetoj ne perendim familjarisht,por thjeshte me vjen keq per vendin tim kur shikoj nje tufe hajdutash qe bertasin kape hajdutin dhe mundohen ta paraqesin Shqiperine si Venezuela ne nje kohe qe ndryshimet qe ka bere Rama ne Shqiperi jane te dukshme dhe me ne fund po ndertohet nje shtet ligjor,sigurisht korrupsion ka pasur,ka dhe do te kete,por problemi eshte kush punon me shume per perparimin e vendit…

      1. Për Zotin e Madh ti qenke idiot.

        Perëndimi nuk të le kohë të zhgarravitesh nëpër portale me komente idiote o parrazit rilindas që nuk e kuptoni se idiotlliku që keni e bën të pamundur të fshiheni.

  10. je ca tinzar ti andi. qe te merresh seriozisht duhet ti sqarosh pikat der ne fund.
    psh buk po thyhet nje xham apo po hidhet nje gur por dhuna ka qene e konsiderueshme. pd e ka ne gen dhunen
    po ashtu me vertete pd po leshon pushtet. por po e ben per te fituar nepermejet zgjedhjeve te parakohshme perkunder ligjit qe ato behen ne 4 vjet per te perfituar nje pushtet me te madh. kjo quhet kerkese per pushtet ne tavoline, sido qe ta dredhesh ti ne menyre dinake.

  11. Kryesorja eshte qe Rama nuk e rruan penisin nga pordhet me rigon te kazanxhinjve dhe pronareve te kazanxhinjve .Shumica e analisteve -kazanxhinj duhen falenderuar sepse me sugjerimet e tyre per radikalizim dhe ekstremizim te qendrimeve te shqupit , do sjelli si pasoje kunderreagimin e SHBA ne pershpejtimin e SPAK dhe BKH qe do cmontojne te korruptuarit qe i kane pire gjakun shqiptareve prej 29 vitesh .Natyrisht qe shqiptaret ne shumice derrmuese do respektojne qendrimet e aleatit natyral te shqiptareve prej 100 vitesh SHBA , dhe do i dhjesin ne turinj perkrahesit e politikave te ruso sllaveve.Respekt per fuqine e gjigandit boteror SHBA.

  12. Ti i ke thone mendjes ike pirdhu me lal.
    Nejse, nja dy fjale per ato qe marrin mundimin me i lexu kto rrjeshta.
    Gjykates plepash me milona euro pasuri ska mo. Ose te pakten ata do e pyesin bythen mire para se ti bien cekicit, sic bone me Lir Kokelopen.
    Sales e Mediut i plasi Gerdeci, Lulushit iu vrane 4 vete kur ishte minister pergjegjes. Vono po nuk harro kane thone njehere e nje kohe.

    1. O iditot rilindas Lul berishën, hakmarja për drejtësi dritan dajti kostandin xhuvani me PD kanë lidhje o idiot?

  13. O Bushat, pyet njicik anje nga PD, cfare u tha e u diskutu me komisionin e PE.

    Lulushi u anku qe PS do me e fute opoziten ne burg!!!! Do garanci qe ti shpetoje kaushit!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *