• |
ide | kryesore

CDU/CSU: Të zihen vendet bosh të lëna nga opozita në parlament

Lajme, Të fundit



Florian Hahn, zëdhënës i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag për politikat evropiane, ka reaguar sërish për krizën politike në Shqipëri. Në një intervistë për Deutsche WelleHahn ka deklaruar se bojkotimi i parlamentit shënon për Shqipërinë një hap të madh prapa.

“Kjo është një situatë e vështirë: Zakonisht ka një pasardhës për dikë që lëshon një mandat. Në se ka njerëz të arsyeshëm që janë në gjendje ta bëjnë këtë, atëherë këta duhet të zënë vendet e mbetura bosh”, u shpreh Hahn.

Deutsche Welle: Zoti Hahn, disa ditë më parë, ju patët  një deklaratë për Shqipërinë, ku kritikonit hapin e opozitës për dorëzimin e mandateve. Cilat ishin reagimet që morët nga partia partnere juaj në Shqipëri?

Florian Hahn: Kam marrë disa reagime, por jo direkt nga partia jonë partnere.

Deutsche Welle: Pra, ju nuk keni aspak mirëkuptim për këtë hap të opozitës?

Florian Hahn: Unë kam mirëkuptim për demonstrata paqësore, për protesta paqësore, por është e gabuar të bojkotohet pikërisht ai vend ku duhet të zhvillohet debati politik në një demokraci, pra, parlamenti.

Deutsche Welle: Por opozita pretendon se nuk mund të kryejë më rolin e saj kontrollues në parlament, se nuk dëshiron t’i shërbejë qeverisë vetëm si fasadë.

Florian Hahn: Më kujtohet fare mirë, kur Partia Demokratike ishte në pushtet dhe socialistët bojkotonin parlamentin. Unë e kam kritikuar atëherë këtë në të njëjtën mënyrë. Nuk kam asgjë kundër protestave, por parlamenti, si bërthama qenësore e demokracisë, nuk duhet bojkotuar kurrsesi.

Deutsche Welle: Tashmë kjo ka ndodhur. Çfarë do t’u këshillonit ju ndërkohë partnerëve tuaj?

Florian Hahn: Kjo është një situatë e vështirë: Zakonisht ka një pasardhës për dikë që lëshon një mandat. Në se ka njerëz të arsyeshëm që janë në gjendje ta bëjnë këtë, atëherë këta duhet të zënë vendet e mbetura bosh.

Deutsche Welle: Por këtë nuk e dëshiron kreu partiak?

Florian Hahn: Ky ishte një gabim i rëndë dhe në fakt nuk është partia ajo që vendos për mandatin. Kjo është pyetja tjetër sesi kuptohet demokracia. Janë njerëzit, përfaqësuesit e popullit që janë zgjedhur dhe jo partia, ata që vendosin nëse dikush do ta dorëzojë mandatin apo jo.

Deutsche Welle: Pra, ju nuk keni asnjë këshillë se si duhet të vijohet më tej.

Florian Hahn: Kam pasur këshillën që të mos bojkotohet Parlamenti dhe kam këshillën që mundësisht të braktiset kjo rrugë e nisur, në mënyrë që sërish të krijohet një bashkëpunim normal me njëri-tjetrin, ose edhe kundër njëri-tjetrit, por në kuadër të parlamentit, ashtu siç e parasheh demokracia.

Deutsche Welle: A do të kishte kuptim ndoshta të bëheshin zgjedhje të reja?

Florian Hahn: E çfarë do të mësonin partitë nëse do të imponoheshin zgjedhje të reja në një mënyrë që nuk parashikohet nga kushtetuta? Ta zëmë se do të kishim kështu një parti tjetër në pushtet. Çfarë do të mësonte partia opozitare nga kjo? Ajo do të mësonte se duke bojkotuar sistemin dhe duke dorëzuar mandatet sërish mund të imponoheshin zgjedhje të reja. Këtu shtrohet pyetja se ku dëshiron të shkojë Shqipëria. Dëshiron të jetë një vend i qëndrueshëm demokratik, dëshiron të bëhet pjesë e BE-së? Opozita bën mirë që i shoqëron në mënyrë kritike proceset reformuese. Por jo bojkoti, bojkoti nuk është i përshtatshëm për përkrahjen e Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE-së.

Deutsche Welle: Vitin e kaluar, grupi parlamentar i CDU/CSU-së vendosi disa kushte për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. A ka bërë Shqipëria progres në këto pika?

Florian Hahn: Në disa aspekte shohim se nuk është bërë asnjë lëvizje, në aspekte të tjera ka përmirësime të mëdha, si për shembull, në procesin e Vettingut. Por situata aktuale, e sidomos bojkotimi i parlamentit është një hap i madh prapa.

Deutsche Welle: Këtë e bëri opozita, po punën e qeverisë si e gjykoni?

Florian Hahn: Ne e shohim Shqipërinë si një të tërën. Për ne është me rëndësi që Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, prandaj edhe duam që ajo të jetë e qëndrueshme dhe të ndajë me ne vlerat tona demokratike. E këtu ka së paku shumë pikëpyetje. /DW

* Florian Hahn (CSU) është që nga viti 2018 zëdhënës i politikave për Evropën në grupin parlamentar CDU / CSU në Bundestagung Gjerman.



14 Comments

  1. ahahah po ju te Lapsit sikur shkruajtet para disa ditesh qe CDUja ishte pro Bashes.. kurse tani na del kundra ..

    ahahahh cfar mashtrusish

  2. Z Hahn. Meqe thoni se mandatet nuk i takojne Partise atehere detyroni politiken te anulloje reformen e 2008 midis Berishes E Rames.
    Te vendoset qe deputeti te zgjidhet direkt nga populli sipas zonave elektorale perkatese.

  3. Nje leksion i qarte dhe i kuptueshem per te gjithe ata qe kane dy pare mend ne koke,fatkeqesisht opozita e futi vendin ne qorrsokak dhe po i ben nje dem qe nuk do ia bente asnje pushtues,edhe Enver Hoxha qe ishte diktator e kishte nje parlament me deputet sa per sy e faqe,kurse keta te sotshmit jane kthyer ne kamikaz per te hedhur ne ere bashke me veten e tyre edhe demokracine e brishte Shqiptare…

  4. Po keshtu e kthyen parlamentin drogaxhinjte me keq se parlamentin e Babait tyre shpirteror o shoku Jetmi,r po te pakten atehere ata nuk kishin bythe te vidhnin tani qe eshte mbushur parlamenti me hajdute ,kriminela e trafikante ata po grabitin c’do gje gje me forcen e kartonit me ligj o Jetmir populli po ben JETEQENI.

  5. Ky trapi nga cdu eshte lobisti i serbis po që se ju te paemra te ps doni me u fute Ne serbi e jo Ne europ mir e keni dhe i pafshit hajerin hajt shnet telenovela tani filloi shikim te mbare

  6. Nuk duam mendime prej gjermanis dhe amerikes. Na intereson vetem rusia. Ata kan demokraci qe duhet mare per shembull. Apo jo z. Basha?

  7. Mesa dijmë z.Hahn është një komisioner i BE e jo përfaqësues i Bundestagut gjerman.
    Ka edhe mbrenda CDU e CSU, dy partive që kanë aktualisht pushtetin, deputetë me mendime të ndryshme për politikën ndaj Ballkanit, por z. Hahn është parë si komisioner i BE që të ketë po ato qendrime politike me socialisten italiane, znj. Mogherini. Nuk besoj se znj. Merkel, kancelarja aktuale e Gjermanisë, ka mendime të njejta me socialisten Mogherini e prandaj edhe pyetjet që i drejton Deutsche Welle z, Hahn, kanë nje retorikë mosbesimi. Mandej duhet të kemi parasysh se zgjedhjet e reja për deputetët e parlamentit europian në maj, pritet të sjellin shumë ndryshime në raportin e politikës europiane, e si z. Hahn, ashtu edhe znj. Mogherini nuk besoj se do të mbajnë më ato poste në Bruksel

  8. Stalin po si nuk pushove se mbrojtur vijen politike te saliu dhe luluse qe po ju con ju shpellaret ne drejtimin qe saliu do dhe kjo rruge te con drejt rusise se stalinit,qe ti kaq qef e kete emer

  9. Dikur sistemi komunist i kanibaleve te fuste shtate pash nen dhe po te kishte nje sinjal pro perendimor. Tani pinjollet e asaj katrahure kanibaliste jane kthyer anti ruse e pro perendimore. Per kaq vite ata.qe ishin me daj samin USA dhe gjithe perendimin u masakruan dhe sot kalben ne dhe me varr e pa varr. Tani shikon se kush ben per ironi te fatit propaganden pro Amerike e pro Gjermani Angli France Itali etj. VEMJE TE NDYRA.

    1. Pp e vertete pasi ata qe te fusnin shtate pash nen dhe jane me shumice te opozita dhe nuk kane asnje te ishpersekutuar ne radhet e tyre,nuk e kupton qe rruga qe ndjekin per te ardhur ne pushtet eshte tamam metode komuniste pra pushteti merret me gryken e pushkes,sepse nuk ka rendesi çfare emri dhe sigle i ve vetes,rendesi ka menyra e te menduarit dhe vepruarit dhe ato jane tejet komuniste….

  10. Shoku Jetmir Si dashamir i te persekutuarve Antari i kryesise te PD me votat me te shumta ne kete forum eshte nga shtresa e te perndjekurve

  11. Deri diku me kete komentin e fundit -shoku-Jetmir-bashkohem me mendimin tend qe ne parlamentin shqiptar nuk ka asnje deputet nga shtresa e te perndjekurve politike.Mezi shkrove dy fjale me mend.Se mbete dukembrojtur -Edvinpsikoskizofrenin-sebashku me qeverine etij qe eshte -monstra-qe ka pare ky vend pas 100 vjeteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *