• |
ide | kryesore

Dua Lipa, imazh i Pepe Jeans (VIDEO)

Paparazzi, Slider



Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, fituese e dy çmimeve Grammy, ka shënuar një tjetër sukses së fundmi, duke u përzgjedhur imazhi i markës së njohur të xhinseve “Pepe Jeans London”.

Përmes një postimi në Instagram, Dua është shprehur e lumtur që është përzgjedhur për këtë fushatë. “E emocionuar ju njoftoj se unë jam fytyra e re e fushatës “Pepe Jeans London” e realizuar nga David Sims. Jam shumë e lumtur që do të punoj me një markë me bazë në qytetin ku unë u rrita, Londër dhe do të jem muzikantja e parë në këtë fushate”, ka shkruar Lipa. Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare ka publikuar disa foto dhe video në rrjetet sociale, teksa shihet duke reklamuar xhinset londineze.

https://www.youtube.com/watch?v=Az8P6tMj12c



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *