• |
ide | kryesore

FOTO/ Mbylli llotot, por Rama i bën reklamë një kompanie bastesh në xhupin e tij

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama e mori me shumë zell idenë për të mbyllur të gjitha kompanitë e basteve sportive. Të parat që u ndaluan brenda 24 orëve ishin reklamat për bastet sportive. Më pas u miratua edhe një ligj i posaçëm. Administratori i klubit të futbollit të Laçit u dënua për shkak se në bluzat e futbollistëve kishte lënë ende logon e një kompanie kineze bastesh. I vetmi që e shkel ligjin edhe në publik është kryeministri Edi Rama.

Pak ditë më parë lapsi.al raportoi se tashmë Rama kishte “tradhtuar” Juvenusin ekipin e zemrës pasi në daljet e fundit publike kishte veshur një tjetër me logon e Liverpool. Por ka edhe një detaj tjetër, pasi poshtë logos së skuadrës së njohur të Premier League shihet qartë emri një kompanie bastesh që është edhe sponsori i këtij ekipi. Bëhet fjalë për kompaninë e basteve “BetVictor” emri i së cilës është stampuar në të gjitha fanellat dhe veshjet zyrtare. Kjo shihet qartë edhe nga fotot më poshtë. ©LAPSI.al

Bet-Victor1342 Bet-Victor1

 



4 Comments

  1. ne Fakt dihet qe Rama, gjithçka ben ne publik e ka per te terhequr vemendjen. E ka ves, s’ke ç’i ben. Xhupi s’perben ndonje shkelje, sepse kompania e basteve eshte sponsor i Liverpoolit. Mirepo surrelsi e shperndan si lajm nepermjet Fuges, per qellimet e tija perverse..

  2. E GJITHA ISHTE NJE MASHTRIM SHUME I MADH . TANI LUHET ON LINE ME SHUME SE DIKUR . NJERZIA PO LENE BREKET NE BASTE ME KEQ SE ME PARE . E GJITHA KJO ISHTE E LLOGARITUR NGA PALLOSHI RAMA . MARREZITE E KETIJ JANE PA FUND NE TE GJITHA VEPRIMET QE BENE .

  3. Ca here me duket dhe ju kapeni kote. Ca lidhje ka xhupi, kjo NB e ka kete logon vete seshte se zgjodhi nje xhup me logo kompanish bastesh per ta veshur. Vari ebet, se c’vesh. Shume mire beri qe mbylli pikat e basteve, sa jane mbyllur apo jo se di, por nqs i ka mbyllur shume mire ka bere, ta mbylli dhe ate kazinone gjigande ne Vore gjate autostrades. Nuk jam dakort qe morali te diktohet me ligj, por per disa gjera si alkoli kumari etj, qe mund te nderhyet me ligj per te minimizuar impaktin negativ ne njerez te behet patjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *