• |
ide | kryesore

Gazetari i Rai-t tregon pse duhej radikalizimi i opozitës

Të fundit



Ka pasur një debat të madh në vend se përse shërbente radikalizimi i opozitës dhe djegja prej.saj e mandateve. Një nga arsyet ka qenë se ato duhet të shërbenin për të ndërgjegjësuar botën për atë që e mbajnë të fshehtë diplomatët e akredituar në Tiranë. Dhe së paku në këtë pikë duket se qëllimi është arritur që në ditët e para. Kronika e publikuar nga ‘TG2’, i ‘Rai’, që fliste për lidhjen e Vangjush Dakos me bandën e Avdylajve është ilustrimi më i mirë për këtë. Gazetari italian Leonardo Zelino,seklaron se erdhi në vendin tonë pasi pa protestat e opozitës dhe vendosi të shpjegonte shkaqet e saj. Ai takoi trafikantin shqiptar me pseudonimin Igli që pranonte se me lekët e marijuanës janë blerë zgjedhjet parlamentare dhe njësoj do të veprohet edhe për zgjedhjet e ardhshme.

Në një intervistë për emisionin ‘Tempora’ në Ora Neës, Zelino sqaron se ideja për të ardhur në Shqipëri i shkrepi pasi pa protestën masive të opozitën më 16 shkurt para Kryeministrisë.
“Erdhëm dhe gjetëm një vend të ndarë fort mes atyre që mbështesin qeverinë dhe atyre që mbështesin opozitën. Dhe më pas vendosëm ta tregojmë këtë përplasje mes dy qëndrimeve dhe të marrim pjesë në protestën e opozitës zhvilluar para godinës së parlamentit.Në Shqipëri kam ardhur disa herë, për të dëshmuar zhvillimet në vend, si ato të mira e si ato të këqija të lidhura kryesisht me narkotrafikun” tha gazetari që me kronikën e vet në TG 2 përligji motivet e opozitës.

https://youtu.be/HQWSYoKzKL0



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *