• |
ide | kryesore

Gjendje luftë në Napoli, 1800 forca të rendit: simbole të Juventus nuk lejohen

Sport



Ka nisur countdoën drejt Napoli-Juventus, ndeshja e madhe e javës së 26 të Serie A që rrezikon të ketë përplasje të forta mes tifozëve. Policia e Napolit ka këshilluar tifozët bardhezi (ata të zonës përreth, duke qenë se nga Torino po mendojnë ta dezertojnë transfertën) të mos mbajnë simbole bardhezi në afërsi të San Paolo: frika është agresioni ndaj tifozëve rivalë nëpër rrugët e qytetit.

Ashtu si bën të ditur Tuttosport, përvec rivalitetit mes skuadrave i është shtuar edhe inati i tifozëve napoletanë (të cilëve iu ndalua transferta në Stadium) për dy standardet e trajtimit në krahasim me ndeshjen e vajtjes. Në dispozicion të tifozëve juventinë janë rreth 1000 bileta, por është rreziku që tifozët bardhezinj me banim në Campania mund të futen në sektorin e atyre të Napolit duke blerë bileta me teserën e tifozit, e pa të cilën është e pamundur të marrësh një të tillë.

Digos në Torino ka paralajmëruar kolegët e Napolit mbi qëllimin e një grupi të organizuar të tifozëve bardhezinj për të dezertuar transfertën, gjë që do të limitonte rrezikun e konfrontimit, që megjithatë mbetet e lartë, edhe pse Prefektura e Napolit ka vendosur të përdorë 800 agjentë e rreth 1000 steward.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *