• |
ide | kryesore

Harron në tren veprën e Pikasos, policia nis kërkimet

Planet



Një 76-vjeçar ka harruar në trenin në të cilën udhëtonte një valixhe në të cilën mbante një vazo të Pikasos. Policia gjermane ka nisur kërkimet tashmë për të gjetur veprën e humbur, e cila mban si figurë, një buf, ngjyrë të bardhë dhe me një vlerë prej 10 mijë eurosh.

Mësohet se burri ka vënë re humbjen e objektit gjatë ndërrimit të trenit në perëndim të Hamm. Kompania hekurudhore u njoftua menjëherë për ngjarjen, por për ‘bufin’ nuk kishte asnjë gjurmë. Pronari mbante veprën e artit brenda valixhes së mbrojtur me një karton, ku përmes disa shkrimeve vinte në dukje vlerën e saj artistike.

Vazo i përket vitit 1953 dhe ishte bërë kur artisti spanjoll punonte në atelinë e tij në Madoura, në Francë. Raporti i policisë nuk e specifikon arsyen pse pronari po udhëtonte me vazon, aq më tepër mënyrën sesi e kishte zotëruar. Me shumë siguri dikush e kishte marrë me vete veprën e artit  menjëherë pas zbritjes së 76-vjeçarit. Ndërkohë, pas shumë apeleve, ende vazhdojnë kërkimet nga ana e forcave të rendit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *