• |
ide | kryesore

Kriza politike, nis takimi Basha-Kryemadhi me delegacionin e Parlamentit Europian

Lajme, Të fundit



Delegacioni prej 7 deputetësh nga Parlamenti Evropian, kanë nisur një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi.

Kreu i delegacionit dhe Eurodeputeti i Partisë Popullore, Tune Kelam i ka kërkuar qeverisë dhe opozitës që të zgjidhin këtë situatë me anë të dialogut konstruktiv.

“Ne dënojmë me forcë retorikën politike që nxit dhunën dhe i kërkojmë opozitës që të riangazhohet me jetën parlamentare. Qeveria dhe opozita duhet ta kapërcejnë këtë situatë nëpërmjet dialogut konstruktiv.”

Në Shqipëri ata parashikohet të takojnë Presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama. Pas Shqipërisë, 7 eurodeputetët do të udhëtojë drejt Shkupit.



1 Comment

  1. E dim si do vej ky takim. Keta qe erdhen si pjerdh askush. Vetem kur te vi zevendesi i zvevendesit te zevendesit te sekretarit te shtet. Ateher do rreshtohen gatitu te gjith. Dhe do bejn sikur duhen shume me njeri tjetrin, dhe do e zgjidhin problemin. Vetem ata matan atlantikut ua fusin koqet ne goje ketyre tanve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *