• |
ide | kryesore

Video/ Kupa e Mbretit – Suarez turpëron Real Madrid në Bernabeu: në finale shkon me tre gola Barcelona

F1, Sport, Video



Barcellona fiton të drejtën e pjesëmarrjes në finalen e Kupës së Mbretit, duke shkatërruar në Santiago Bernabeu Real Madrid. E 3-0 i blaugrana më shumë se thjesht një fitore merr formën e një turpërimi për skuadrën e Santiago Solari, që në pjesën e dytë pësoi tre gola në 23 minuta.

gol suarez on Vidnews.

Në mbrëmjen ku e gjithë vëmendja ishte përqendruar tek Lionel Messi, skenën e rrëmbeu El pistolero: Luis Suarez ishte spektakolar me dy gola, që e konfirmuan vrasës para portës, por ku më të bukurin e shënoi me 11 metërsh. “Panenka” e uruguajanit ishte për tu admiruar, në kohën kur skuadra e Ernesto Valverdes shkon në finale me rezultatin e përgjithshëm 4:1.

penalltia e suarez on Vidnews.

Real Madridi me forcën e një barazimi të favorshëm 1-1 në Kamp Nou provoi të mbyllte llogarinë në pjesën e parë, por Karim Benzema dhe Vinicius Junior gjetën të pakalueshm portierin gjerman të katalanasve Andre Ter Stegen. Solari i dha më tepër vlerë konflikteve personale se ndeshjen, duke humbur eksperiencën e Bale në një ndeshje ku duhej më shumë se kurrë.

barcelona goli i dyte on Vidnews.

Luis Suarez shënoi nga brenda e zonës pasi u shërbye nga Ousmane Dembele. Njëzet minuta para fundit, Raphael Varane u detyrua të shënoi autogol, në krosimin preciz të Dembele drejt Suarez, gjë që e bëri francezin të mos kishte rrugë tjetër vec të dërgonte topin në portën e tij. 15 minuta nga fundi ishte radha e Suarez edhe një herë të shënonte nga pika e bardhë, pas penalltisë së akorduar pas gabimit të
Casemiro.

Barça kërkon tashmë trofeun e 31-të në Kupën e Mbretit, kundër fituesit të gjysmëfinales mes Valencias dhe Real Betisit. Për skuadrën e Valverde është finalja e pestë radhazi, një mundësi që Barcelona nuk ka ndërmend ta humbasë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *