Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) është përfshirë në një fortunë shkarkimesh. Drejtorja e re Sonila Qato ka firmosur lirimin nga detyra të 11 punonjësve, shumica drejtues, mes tyre dhe ish-drejtori i ARRSH-së, Afrim Qendro, i cili punonte si inxhinier në zyrën e projekteve të këtij institucioni.
Largimet nga puna janë shoqëruar me përplasje një ditë më parë. Si çdo ditë, punonjësit e ARRSH-së janë drejtuar për në punë, por jo të gjithë u lejuan të futeshin në institucion. Dy persona qëndronin me listë në dorë pranë hyrjes së godinës së autoritetit, duke mos lejuar punonjësit e liruar nga detyra që të hynin në ndërtesë.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Top Channel, tentativë për të ndaluar ka pasur dhe për Afrim Qendron.
Pamjet e kamerave të sigurisë së brendshme tregojnë një person që mban në dorë një listë në hyrje të ARRSH-së. Përplasje dhe agravim situate ka pasur dhe me punonjësit e tjerë, të cilët nuk kanë qenë të paralajmëruar për lirimin nga detyra. Në filmime shihet të pengohet për të hyrë në institucion edhe zëvendësdrejtori, Ergys Verdho.
Mësohet se lirimi i Afrim Qendros dhe punonjësve të tjerë është bërë me motivacionin e mungesës së besimit dhe të moszbatimit të rregulloreve. Ndërkohë, largimi i të 11 punonjësve u konfirmua për Top Channel edhe nga vetë ARRSH-ja./TCh
Tamam si ne kohen e Enverit
Kujt iplasi suma,le ti heqin te gjithe.
Peshqit e medhenj po perpeliten mos bien ne rrjete. Fajin e ka DH Albania.
BURG BURG BURG .Kush tallet me buken e ketij populli te varfer.
Keta jane zarat se leket i ka marre i Madhi
Fiks si koha enverit. I heqin per ti derguar ne burg. Lajne duart me nje fjale. Po kane marre 1 lek ata te unaza, ta them une qe jo.
Keta do mbajne kostot.
Ky skandal , nuk mund te kaloj ne hije, sic po behet deri me tani. Kjo eshte TURP, shembulli me flagrant i MOSNDERSHUESHMERISE.