• |
ide | kryesore

Postimi domethënës i Icardi dhe pëlqimi i Cancelos ngatërron gjërat më keq

Sport



Mauro Icardi vazhdon të jetë cështja më e nxehtë e Inter. Në kohën kur bashkëshortja e agjentja e sulmuesit, Wanda Nara, fluturoi në Dubai për pak relaks, Mauro Icardi vazhdon të merret me problemet në gju dhe situatën e ndërlikuar me Inter e dhomat e zhveshjes. Ish-kapiteni në fakt, nuk po bën asgjë për të qetësuar ujërat, përkundrazi, postimi i fundit në Instagram është gati gati një thirrje për ta lënë të lirë. Argjentinasi ka publikuar një foto në tribunën e San Siro gjatë Inter-Sampdoria, ku vëmendjen e merr e shkruara e pagabueshme dhe simboli: “Freedom”, liri, e një fajkua.

Thjesht ndjesi apo një e dhënë e të ardhmes, mbetet për tu parë. Por ndërkohë në dyshim e sipër, Joao Cancelo (ish-shoku i skuadrës por edhe futbollist i Juventus që mund të jetë një nga destinacionet e ardhshme të Icardi në rast lamtumire nga Inter në fund të sezonit) vendosi një pëlqim, që i ngatërroi gjërat edhe më keq…

 

View this post on Instagram

 

F R E E D O M ? #MI9

A post shared by Mauro Icardi – MI9 (@mauroicardi) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *