• |
ide | kryesore

Shkodër/ 4 persona kapen me marijuanë

Lajme, Të fundit



Operacioni i koduar me emrin “Rruga e Hapur’ ka vënë në pranga katër persona në Shkodër. Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasit, Nardi Malaj, Dod Dodani, Jozef Ndoci dhe Aurel Tanushi janë arrestuar në rrugën kombëtare Lezhë-Shkodër në dt.26 shkurt 2019 për trafikim të lëndëve narkotike.

Mësohet se gjatë kontrollit në pjesën e mbrapme të makinës së tyre “Audi” të parkuar në një pikë karburanti jofunksionale u gjetën 100 kilogramë lëndë e dyshuar marijuanë në 7 thasë të zinj plastikë e mbuluar me çarçafë. Po ashtu në makinë u gjetën edhe dy mostra lënde të dyshuar marihuanë rreth 67 gram.

Në shtëpinë e shtetasit Dodani u gjet lëndë e dyshuar narkotike 42,2 gram si dhe fara gjithashtu të dyshuara të bimëve narkotike 179,8 gram. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua e tërë lënda e gjetur, dy automjete “Audi” dhe “Merzedes” si dhe katër telefona celularë. Materialet procedurialë i kaluan Prokurorisë së Shkodrës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *