• |
ide | kryesore

Spektakël në Kupën e Italisë: dy herë në avantazh në Franchi, Atalanta arrihet në 3-3 nga Fiorentina

Sport



Në gjysëmfinalen e dytë të Kupës së Italisë, gola e emocione në Artemio Franchi ku Fiorentina e Atalanta kanë barazuar 3-3 në një ndeshje të jashtëzakonshme, duke e shtyrë cështjen e kualifikimit për në sfidën e kthimit. Keqardhja është e gjitha për bergamaskët, gjithnjë në avantazh, e të barazuar në fund. Atalanta mori avantazhin e fyfishtë (Gomez e Pasalic) e pastaj bëri 3-2 (De Roon), por e la vetëën të rikuperohet nga Chiesa, Benassi e Muriel.

STATISTIKAT
• Kjo është gjysëmfinalja e parë e Kupës së Italisë, me të paktën 6 gola të shënuar nga maji i 1979 (Juventus-Catanzaro 4-2).
• Në 9 ndeshjet e mëparshme në gjysëmfinalen e Kupës së Italisë Atalanta nuk kishte shënuar asnjëherë tre gola.
• Duke nisur nga janari 2019, Federico Chiesa ka marrë pjesë aktive në 10 gola në 9 ndeshje me Fiorentinën në të gjitha kompeticionet (tetë gola e dy asist).
• Federico Chiesa ka shënuar gjashtë gola në tre ndeshjet e fundit të Kupës së Italisë: lojtari i fundit që ka shënuar të paktën një gol në 1/8, cerekfinale e gjysëmfinale në të njëjtin edicion ka qenë Paulo Dybala në 2016/17.
• Ndeshja e 100 në të gjitha kompeticionet për Federico Chiesa me fanellën e Fiorentinës (21 gola për të).
• Nga ardhja e tij në Firenze, Muriel ka shënuar gjashtë gola në 9 ndeshje në të gjitha kompeticionet: 5 pikërisht në Franchi.
• Mario Pasalic është lojtari i vetëm i Atalantës që ka marrë pjesë aktive në të paktën një gol në cdo nga tre ndeshjet e bergamaskëve në këtë Kupë Italie (dy gola e një asist).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *