• |
ide | kryesore

Szczesny tallet keq me legjendën e Romës: “Pinsoglio si Totti, kanë fituar të njëjtin numër kampionatesh…”

Sport



Numrat mund të jenë të mirë për të apasionuarit pas statistikave, por jo gjithnjë korrespondojnë me vlerën reale të një futbollisti ose më impaktin që ka patur në skuadër. Por kjo nuk e ka penguar Szczesny që të bëjë ironi, në një batutë për polakët e Foot Truck, me portierin e Juventus që krahason në një farë mënyre ish-kapitenin historik të Romës, Francesco Totti, me Pinsoglio, portieri i tretë aktual bardhezi: “Pinsoglio është një djalë i mirë – thotë Szczesny -, përmirëson atmosferën e dhomave të zhveshjes. Ka luajtur 22 minuta vitin e kaluar dhe tani e ngacmoj duke i thënë se ka fituar të njëjtin numër kampionatesh si Totti”.

Një frazë e thënë me shaka, edhe sepse Szczesny – gjithnjë vecanërisht ironik – ka luajtur me ish-kapitenin verdheblu kur ishte te Roma. Riferimi i portierit është për kampionatin e fituar nga Pinsoglio vitin e kaluar me: një titull që e barazon me atë që fitoi Totti në 2000/2001.

Intervista vazhdon me Top 11 e përzgjedhur nga Szczesny, në të cilat janë marrë në konsideratë vetëm shokët e skuadrave që ka patur në karrierë nga polaku. Një 4-3-3 i formuar kështu: Buffon; Piszczek, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Pjanic, Nainggolan, Cazorla; Cristiano Ronaldo, Leëandoëski, Henry. Rezerva: Alisson, Glik, Cancelo, De Rossi, Salah. Nga Totti, nuk ka gjurmë as te rezervat, kështu që edhe me aq shaka Szczesny nuk duket ta ketë thënë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *