• |
ide | kryesore

Thaci takohet me njeriun e Trump, dakordësohet me të për heqjen e taksës ndaj Serbisë

Lajme, Të fundit



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, sot kanë zhvilluar një takim me drejtorin kryesor për Çështje Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath, si dhe me drejtorin për Ballkan të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA’së, Brad Berkley.

Siç bën të ditur një njoftim nga Presidenca, Thaçi dhe Haradinaj me zyrtarët e lartë amerikanë “kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për situatën politike në Kosovë dhe rajon, si dhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Erath dhe Berkley “kanë ripërsëritur qëndrimin e qartë të administratës amerikane që taksa duhet të suspendohet me qëllim që të vazhdojë dialogu dhe përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Presidenca.

Thaçi i ka siguruar zyrtarët e lartë amerikanë se me asnjë kusht dhe në asnjë rrethanë, Republika e Kosovës nuk do t’i rrezikojë marrëdhëniet ndërshtetërore dhe miqësinë me SHBA-në, thekson komunikata.

“Institucionet shtetërore duhet të ndërmarrin së më shpejt veprime konkrete në përputhje më këshillat miqësore të SHBA-së. Këto vendime duhet të jenë në funksion të ruajtjes dhe forcimit të bashkëpunimit strategjik me SHBA-në dhe me përkushtimin tonë shtetëror për dialog dhe marrëveshje paqësore”, citohet të ketë thënë presidenti Thaçi.



3 Comments

  1. Citohet te kete thene Thaci??!!
    Po z. Haradinaj cfare thote?
    Taksa nuk duhet hequr pa u njofte Kosova nga Serbia!
    Sabotuan te pakten 2 here,ne OKB dhe ne Interpol.Perfaqesuesit amerikane duhet t’a dine, ne se nuk e dine ose e kane harruar, duhet t’u thuhet.
    Hiqni dore nga servilizmi,Thaci!!!
    Edhe atyre qe u servilosesh,nuk u pelqen.Ato e dine mire se servili,nuk ka shtylle korrizore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *