• |
ide | kryesore

Tragjedia Sala tani është biznes: Nantes denuncon Cardiff në Fifa

Sport



Një kapitull i ri hapet në këtë cështje, lidhur me blerjen nga ana e Cardiff e Emiliano Sala, sulmuesit argjentinas që humbi jetën tragjikisht në 21 janar, si pasojë e një aksidenti ajror, ndërsa kalonte Kanalin e La Manshit për të arritur në Angli. Klubet e përfshira në këtë cështje kanë patur fërkime të vazhdueshme, që kur u mësua fati tragjik i sulmuesit që për Cardiff nuk luajti dot kurrë, por tani Nantes ka bërë të ditur se i është drejtuar Fifa për të detyruar klubin uellsian të paguajë këstin e parë (6 milion euro) nga 17 milionë të akorduara për trasferimin e lojtarit.

Të mërkurën e ardhshme Cardiff kishte fituar një shtyrje prej 7 ditësh për pagesën e këstit të parë, por sapo skadoi afati francezët menjëherë janë drejtuar tek Fifa. Nga ana e tij Cardiff ka deklaruar se ka ndërmend të respektojë akordin, por dëshiron të presë mbylljen e hetimeve mbi vdekjen tragjike të sulmuesit, përpara se të procedojë me pagesat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *