• |
ide | kryesore

Ukraina tërheq përfaqesuesin nga Eurovision

Paparazzi, Slider



Ukraina nuk do ta dërgojë përfaqësuesin e saj në “Eurovision”, shkak tensioneve me Rusinë. “Siren Song” e Maruvit fitoi vendin e parë pas votimit publik, por performanca është tërhequr nga televizioni kombëtar.

Ajo duhet të arrij një marrëveshje me televizionin shtetëror të Ukrainës sipas së cilës është e detyruar të jetë ambasadore kulturore në vend dhe në botë, e cila duhet t’i përfaqësojë pikëpamjet e shoqërisë ukrainase dhe i është dhënë 24 orë për të nënshkruar kontratën që përkohësisht ia ndalon të paraqitet në Rusi.

“Unë jam një qytetare e Ukrainës, unë paguaj taksat dhe me të vërtetë e dua vendin tim, por nuk jam e gatshme për mesazhe politike, duke e kthyer pjesëmarrjen në promovimin e politikanëve tanë. Unë jam një muzikante, jo një top basketbolli i skenës politike”, ka shkruar ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *