• |
ide | kryesore

VIDEO/ Rama i përgjigjet Majkos: Ty nuk të akuzon njeri se vjedh…

Lajme, Të fundit



Në një intervistë për emisionin “Top Talk” në TCH, ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko bëri thirrje që Rama dhe Basha duhet të ulen “jo për të bërë pazar, por për të nxjerrë Shqipërinë nga një qerthull”duke shtuar se “në fund fare dikush do të humbasë, por ndonjëherë në politikë humb duke fituar dhe fiton duke humbur”.

Disa orë më vonë Majko u shfaq në krah të kryeministrit Edi Rama kur vizituan punimet në një prej ambienteve ku do të mbahet Samiti i Diasporës. Ndaj këtij aktiviteti ka pasur një sërë kritikash për fonde të fryra. Gjatë inspektimit Majko dhe Rama kanë shkëmbyer batuta për këtë çështje.

Batutat:

Koordinatorja: 1/4 e buxhetit do t’i kthehet buxhetit të shtetit.

Rama: Po normal se ti nga Gjirokastra, ky (Majko) nga Korça…

Koordinatorja: …se dje jemi akuzuar se i kemi vjedhur nëpër portale.

Rama: Dhe më e bukura është se fondet i menaxhon ky (Majko), për vjedhje na akuzojnë ne. Këtë nuk e akuzon njeri.

Majko: Edhe këtë e the?

(i japin dorën duke qeshur njëri – tjetrit dhe largohen) ©LAPSI.al

Batutat në minutën 03:14



5 Comments

  1. OOOOOhhhhh sa u kenaqem!!! Apo jo cuna…….dhe kini parasysh se njeri eshte minister,e tjetri goxha kryeminister!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *