• |
ide | kryesore

Vin Diesel vjen me “Fast 9”

Paparazzi, Slider



Vin Diesel sjell një lajm të mirë rreth kapitullit të nëntë të sagës “Fast & Furious”.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, aktori i famshëm njoftoi se ka nisur punën për skenarin e “Fast 9”. “Duke përgatitur veten që të bëhem pjesë plotësisht në rol. Dua të ndalem pak për një moment mirënjohjeje…faleminderit që besoni tek mua ndërsa përsëri kam hyrë në gjendjen mendore të Dom…skenari i F9 do të jetë WOW!”, shkroi Diesel. Deri tani dimë që filmi, ende pa një titull zyrtar, nuk do të dalë më 10 prill 2020 siç ishte parashikuar, por më 22 maj. E gjithë ‘familja’ nuk do të jetë në këtë projekt pasi do të mungojnë Dwayne “The Rock” Johnson dhe Jason Statham, por edhe prania e Michelle Rodriguez është në dyshim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *