• |
ide | kryesore

Vetëm djegja e mandateve mund t’a shpëtojë reformën në drejtësi

1, Arkiva, Ide



Propaganda e shfrenuar e rilindjes po përpiqet këto ditë të argumentojë, me pasion dhe me zell, se vendimi ekstrem që mori opozita kishte vetëm një qëllim: të shpëtonte Saliun dhe familjen e tij, Monikën dhe shtëpinë e saj, Lulin si derivat i tyre, nga reforma në drejtësi që po i afrohet mbi krye si shpata e Demokleut.

Natyrisht, është qesharake të fillosh e të argumentosh se kjo është një gënjeshtër e madhe. Deklarata të tilla të bëra në makth dhe nxitim nuk i’a vlen ti komentosh nëse do të ruash seriozitetin.

Por, ajo që më bëri ti rekthehem këtyre qëndrimeve është tjetër gjë. Pasi, paradoksalisht e vërteta qëndron 180 gradë në karhun tjetër. Pra, se djegja e mandateve, jo vetëm nuk po bëhet për të penguar reformën në drejtësi, por ajo duhet parë si përpjekja e mbarame për t’a mbajtur në jetë një foshnje që me gjasë ka lindur e vdekur.

Pra, braktisja përfundimtare e parlamentit, e shoqëruar me kërkesën për një qeveri tranzitore, do të qe rruga e vetme për të ruajtur atë që u sponsorizua dhe u mbështet nga ndërkombëtarët si shpëtimi i Shqipërisë.

Le të jemi të qartë për të mos krijuar asnjë keqkuptim. Unë jam një nga ata që mendojnë se në këtë betejë nuk ka ëngjëj dhe djaj. Se të gjitha palët janë njësoj. Se as PD, as LSI dhe as PS nuk duan një drejtësi të ndershme dhe të pavarur. Të gjithë ata do të humbnin po njësoj nga ajo.

Por fati e deshi që në kohën që eksperimendi ndërkombëtar me prokurorinë dhe gjykatat shqiptare po konceptohej dhe vihej në zbatim, Rilindja të kishte në duar të gjitha levat e pushtetit, ndërsa opozita të mbante çelsat e kashtës.  

Pikërisht kjo krijoi një tjetër paradoks. Ndërsa qenë socialistët që e minonin realisht reformën e dëshiruar nga ndërkombëtarët, ishite opozita që mori damkën e armikes së saj, vetëm e vetëm sepse u vu në pozicionin e denoncueses së shkeljeve dhe akteve të kapjes së drejtësisë.  

Por ndërkohë që Basha thërriste “ujku…ujku” çakenjtë e pushtetit bënin kërdinë.

Eshtë e kot të përmendësh tani mënyrën si u fut në thes Prokuroria e përgjithshme, si u përdor ajo për të fshehur krimet politike, se sa banditë janë liruar këto kohë nga burgu, sesa sa ka fituar abuzivizmi i qeverisë nga mungesa e gjykatës kushtetuese, se sa selektiv ka qenë procesi i vettingut, që i ka shndërruar në lolo përfaësuesit e OMN etj.

Të gjitha këto fakte të përmendura e të stërpërmenduara dëshmojnë për një gjë, se edhe nëse qëllimi i ekspertimentit të ndërkombëtarëve ka qenë i pa qortueshëm moralisht (pra jo siç e përshkruajnë konspirativistët që shohin skenarë me Soros dhe me dhe me flukse parash që blenë Lu-në dhe Vlahutinin), pra edhe nëse ky synim ka qenë i drejtë, ai tashmë ka përfunduar në një rrugë të shtrembër.

Dhe kjo për faktin e thjeshtë se nuk mund të ndodhte ndryshe në një vend ku të gjitha pushtetet i ka në dorë një njeri i vetëm.

Dhe këtu i rikthehemi tezës kryesore të këtij shkrimi: asaj se djegja e mandateve, si mjet për të kërkuar një qeveri teknike, është lëvizja e vetme për të shpëtuar atë çka mund të shpëtohet nga reforma në drejtësi. Sepse ajo e zhvesh atë nga pesha dhe trysnia e atyre që një projekti të konceptuar në Uashington dhe Bruksel i dhanë fytyrën e Arta Markut dhe Donika Plelës.

Pra, çuditërisht, të gjithë ata ndërkombëarë që sot po e anatemojnë, fshikullojnë dhe godasin opozitën, tezën e saj e kanë garancinë më të madhe nëse duan që reforma në drejtësi të ketë sukses.

Sepse ky sukses nuk mund të arihet kurrë në sfondin e një qeverisje ku shteti dhe pushteti janë bërë njësh, ku asgjë nuk vendoset pa dhënë visto vëllai “katolik” i Erdoganit.  

Pra një kryeministër “I dobët”, një qeveri që nuk do guxonte të kapërcente detyrat e saj kushtetuese, një shumicë që nuk do i fuste hundët edhe atje ku si takon, do të krijonte mundësi më të madhe pune për organet e ngritura të reformës.

Por, kjo gjë nuk bëhet pa rënë Rama dhe piramida e tij autoritare.

Natyrisht, që kush dëgjon këtë konkluzion i ka gati kundër argumentat: Po si mund t’i kërkohet kjo kryeministri të ligjshëm? Po a matet dot se çfarë precedenti krijohet? Po a nuk hap kjo rrugën që gjithkush të thotë nesër “ose lësho vendin, ose i dogja mandatet?

Në fakt, të gjitha këto pyetje kanë doza të mëdha të së vërtetës dhe mund të përbënin objekt diskutimi në një shoqëri demokratikisht normale.

Por, kur kemi pranuar t’i nënshtrohemi një reforme të pa precedent të sistemit tonë të drejtësisë, ne, kemi gëlltitur bashkë me të edhe dështimin 30 vjeçar të modelit që kemi ngritur. Ne bashkë me të kemi pranuar shkelje të pa paranueshme të të drejtave të njeriut, një big brother gati oruellian të kontrollit të njerzve të drejtësisë, një nënshtrim gati turpërues të deputetëve, para ambasadorëve. Dhe të gjitha këto “sakrifica” janë bërë të nisura nga narrativa e vetme se kjo reformë amerikano- europiane, do të na shpëtojë nga Shqipëria e djeshme dhe do “të hedhë themelet” e asaj të nesërme.

Të gjitha këto privime u pranuan me gëzimin dhe shpërfilljen me të cilat i drejtohemi një feste. Tani, që kjo festë të fillojë të marrë jetë ka mbetur edhe një “kurban” i fundit, rënia e pengesës së vetme që e ka përçudnuar, projektin auro atlantik, largimi i Edi Ramës.

Ndoshta PD dhe LSI, nuk kanë pasur këtë gjë në mendje kur nisën aksionin e tyre, ndoshta ato janë nisur nga motive shumë më të errëta dhe tejet më meskine kur dorzuan mandatet, por ky është thjeshtë gjyqi i qëllimeve të tyre.

Ajo që na intereson është fakti se ndoshta pa dashje, ato i kanë treguar rrugën e vetme dhe shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve që vazhdojnë të shpresojnë tek refoma në drejtësi. Tani i takon atyre të vendosin nëse duhet edhe një “kurban” i fundit, një skarificë më shumë për të mbajtur gjallë atë që u shit si një ëndër e madhe. Rruga tjetër është e njohur: letargjia e pafundme e një regjimi personal. 

©Lapsi.al



15 Comments

  1. Sikur quhet ONM (organizata nderkombetare e monitorimit) jo OMN…lapsus i Bushatit apo i Lapsit?!
    Analiza eshte deri diku e sakte. Gjithesesi, ONM nuk ka aspak ndikim nga opozita dhe miratimi ne Kuvend me 140 vota i ligjeve qe i hapnin rrugen Veting-ut u be be 2016.

    1. Sikur vetem prostituten e cdo pushteti, demonin e zi te korrupsionit, zagarin xhezair zaganjori, te pastroje reforma, hallall i qofte sepse per kete felliqesire nuk mbetet gje tjeter vetem ZOTI i Madh marrte hak ku i dhembe e ku i djege me shume jet mbas jete dhe brez pas brezi, paret e vjellura i befte ilace per limfome INSHALLA.

  2. Ne prodhojme vetem sherr,askush nuk do me te merret me shqiperine.Te gjithe nderkombetaret thane shkoni ne parlament sepse tani u kujtuat Ju per zgjedhjet e para 2 viteve.Ne fakt opozita s’ka asnje shans te fitoje as zgjedhjet lokala edhe as kombetare sepse nuk ka asnje moral.Para tre hajduteve qe jane sot ,ka fatin ai qe eshte ne krye-prisni Ju se boll vodhet,-me lini dhe nja 2 vjet pastaj me ligj iki vete rehat far edhe do te nderoj 24 hale(jo 11 sa ka Meta per gjithe skraparin).Fatkeqesisht nuk ka asnje te vetem fije shprese vetem me parrulla te sterkonsumuara.Lufta eshte per pjesen e byrekut ,kurse keta idiotet qe shkojne pas jane vetem gomere ose kane ndonje hall te kalit ose mushkes dhe vine prapa.Keta protestues jane harruar qe neser biles sot na duheni akoma.Shkoni se keshtu Rama erdhi ne fuqi,tani bashke me Blushin e LIBRAS shkoni dhe hani mut te madh.

  3. Bushat,

    Kam nje problem logjik me tezen tende – perse nderkombetaret (te gjithe!) do te angazhoheshin me kaq zell per te ngritur nje sistem drejtesie te kapshem kaq kollaj nga “ata qe qelluan ne pushtet ne kete moment”. Cili do te ishte interesi i tyre qe te linin te kompromentohej (t’a lindnin te vdekur) nje projekt per te cilin u angazhuan kaq shume, e qe nqs deshton kaq haptaz, do te minonte kredibilitetin dhe influencen e tyre de Shqiperi ?

    I kam ndjekur ne detaj procedurat e ndjekura dhe nuk nxjerr te njejtin perfundim me ty. Vetingu, megjithe disa probleme qe mund te ishin evituar, po funksionon. A po punon prokuroria aktuale sic duhet, a jane Marku a Prela prokuroret providenciale qe do te pastrojne politiken e gjithe Shqiperine nga korrupsioni e krimi – Jo! Por struktura do te marre akoma kohe te ndertohet (mundesisht dhe ato te dyja te zevendesohen), e sidoqofte racionalisht nuk mund te presesh qe sot me neser te na shpetojne. Me e rendesishmja aktualisht eshte qe struktura te pastrohet nga “lehtesisht te shantazhueshmit”: te korruptuarit e te paaftet. Per kusurin, i duhet dhene kohe kohes.

    Po sikur t’a kesh gabim Bushat! Po sikur nje karikim i gjithe popullit opozitar, t’i sherbeje Berishes si garanci qe c’faredo hetimi apo cenimi i tij a i familjes se tij nuk do te kaloje pa nje djegie te mire te parlamentit, prokurorise madje dhe Shqiperise (kur them Berisha, kjo vlen dhe per Kryemadhin e te tjeret). A nuk ka qene gjithmone kjo arma qe ka perdorur ne opozite e qe realisht e ka shpetuar ?

    Le t’a cojme logjiken tende deri ne fund : sikur Rama te bjere e pas ca muajsh gjendemi me nje parlament me shumice PD – LSI. Argumentat e tu do te perdoren per te c’bere gjithecka eshte e c’beshme mbi reformen, Cfare do fitojme ?

  4. Bushat,

    Kam nje problem logjik me tezen tende – perse nderkombetaret (te gjithe!) do te angazhoheshin me kaq zell per te ngritur nje sistem drejtesie te kapshem kaq kollaj nga “ata qe qelluan ne pushtet ne kete moment”. Cili do te ishte interesi i tyre qe te linin te kompromentohej (t’a lindnin te vdekur) nje projekt per te cilin u angazhuan kaq shume, e qe nqs deshton kaq haptaz, do te minonte kredibilitetin dhe influencen e tyre de Shqiperi ?

    I kam ndjekur ne detaj procedurat e ndjekura dhe nuk nxjerr te njejtin perfundim me ty. Vetingu, megjithe disa probleme qe mund te ishin evituar, po funksionon. A po punon prokuroria aktuale sic duhet, a jane Marku a Prela prokuroret providenciale qe do te pastrojne politiken e gjithe Shqiperine nga korrupsioni e krimi – Jo! Por struktura do te marre akoma kohe te ndertohet (mundesisht dhe ato te dyja te zevendesohen), e sidoqofte racionalisht nuk mund te presesh qe sot me neser te na shpetojne. Me e rendesishmja aktualisht eshte qe struktura te pastrohet nga “lehtesisht te shantazhueshmit”: te korruptuarit e te paaftet. Per kusurin, i duhet dhene kohe kohes.

    Po sikur t’a kesh gabim Bushat! Po sikur nje karikim i gjithe popullit opozitar, t’i sherbeje Berishes si garanci qe c’faredo hetimi apo cenimi i tij a i familjes se tij nuk do te kaloje pa nje djegie te mire te parlamentit, prokurorise madje dhe Shqiperise (kur them Berisha, kjo vlen dhe per Kryemadhin e te tjeret). A nuk ka qene gjithmone kjo arma qe ka perdorur ne opozite e qe realisht e ka shpetuar ?

    Le t’a cojme logjiken tende deri ne fund : sikur Rama te bjere e pas ca muajsh gjendemi me nje parlament me shumice PD – LSI. Argumentat e tu do te perdoren per te c’bere gjithecka eshte e c’beshme mbi reformen, Cfare do fitojme ?

  5. Mund te ishe treguar me i zgjuar ne mbrojtjen e tezes “tende”. Tani ne shkrimet e tjera mos harro te shtosh qe Basha dhe Monika do luftojne per integrimin dhe per institucione te ndershme e pa korrupsion. Vazhdo me tej te thuash qe Basha dhe Monika do ndertojne nje Shqiperi europiane dhe nje sistem drejtesie te pakapur. Berishen spo ta permend pasi afermendsh qe gjendet ne cdo fjale e rresht qe thuhet.

  6. Kush I zoti cau ferren dhe iku.Sa ta zgjidhin punen se kush vjedh me shume na iken kot 25 vjet.Ne fyt do ti ngeli, eshte shume e veshtire te gezosh parane e vjedhur,diku del,femijet ne burg ose droge ose kurva ose vrasje.Konica tha– do iki ne nje vend qe me punen time te kenaq trupin dhe shpirtin.Dhe iku dhe kurre su kthye me.

  7. Vetëm djegja e mandateve mund t’a shpëtojë reformën në drejtësi….ide per tu vlersuar dhe mendoj qe duhet te jete dhe tese ne ambjentet akademike filozofike.por qe mos te ngelemi pre e disa gjykimeve akademike jam dakort qe opozita te vashdoj rrugen e ndjekur deri ne fund.e ne kete menyre bushati do arrij te na mbush mendjen te gjithve per vertetesine e tezes se tij..ne te kundert nese kjo teze nuk con ne qellimin per te cilin eshte ngrit te kete forzen morale dhe intelektuale te pranoj qe ishte ne nje stad deliri brenda botes se vete imagjinare larg realitetit te perditshem..un do te them i pari bravo nese dhuna dhe djegja e mandateve do prodhojne shpetimin e reformes dhe rrezimin e rames…

  8. Kjo fjala”djegje” sikur nuk na shkon per shtat,sepse kultura shume e madhe qe kemi nuk na lejo ta perdorim kot.Psh Avni Rustemi hero i popullit vrau E.Pashen,Vojo Kushi hero i popullit,u hodh mbi tanksin italian(shyqyr qe nuk pyeti Saliun apo Jarin),Azem Hajdari hero i demokracise u vra pa asnje motiv patriotik,por psh sikur Basha dhe Monika(saliu jo) te djegin vehten me benzine per ceshtjen e madhe qe jane vjedhur votat para dy viteve,cdo te behet me ta? Me siguri qe Meta si President e si Kryekomandant do ti dekoroje me titullin e larte”dalluar ne hedhjen e shurres”.O zot na ruaj Bashen dhe Moniken se mos djegin vehten mbasdhenie.

  9. Artikull tipik anal istesh, i ndertuar keshtu ose qellimisht (rasti me i keq) ose sepse Bushati Kromozonin X a ka dopio (rast per te ardhur keq).
    Tamam arsyet perveluese qe permenden jo vetem nga pozita, autori i kalon me epitete si “qesharake” e “nuk ia vlen te merresh”.

    PO, Berisha eshte fajtor per urdhera ilegale te dhene ushtrise gjate vitit ’97. I biri i tij dhe Mediu jane te perfshire ne skandalin e Gerdecit, Berisha e Basha jane pergjegjes per vrasjet e kater veteve ne bulevard dhe per 4000 (po kater mije) tentative per vrasje. Keto jane vepra te renda penale qe nuk amnistohen, pa permend vjedhje te dokumentuara ose jo.
    Merret si e mireqene dhe si fakt thenia “Rama ka kapur drejtesine” Harohet qellimisht fakti qe ligji i parashesh prokuroret si te pavarur dhe fuqiplote. Jane mekanizma qe bota i ka ne funksionim prej kohesh tamam per keto arsye. Shif se cpo i bejne Trumpit ne US.

    Autori pastaj ben nje kercim me shkop dhe vazhdon pse Rama eshte i keq dhe pse reforma ne drjtesi duhet shpetuar. Sigurisht asnje propozim alternativ, vetem djegie mandatesh e juriste plepash.

  10. absolutisht shkrim i pavlere shkrimi i A.Bushatit.Ore Andi.cfare te ka kapur ty ne tru mor burre i dheut.Ne se Opozita e ka varur shpresen tek protestat dhe dhuna ,kete nuk mund ta realizoje.Akoma nuk jane futur ne loje faktore te tjere.Po mbeshtetsit e pozites cfare qendrimi do bejne. apo ata nuk jane popull.
    Turp per analizen tende.Ne se doni te shkaktoni nje lufte civile bejeni por eshte per te zezen Tuaj.

  11. Perjsshto dy komentuesut e pare, nga i treti dhe deri te Tahipi jane nje dore. I ka shkruar nje njeri – mjaft te vini re minutazhin qe kalon nga nje koment te tjetri. Kuptohet, loqja perdor nofka te ndryshme dhe here ‘paemer’
    Por eshte i njejti merobaze apo cendrifuge qe ploteson hartimet te Tema…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *