• |
ide | kryesore

Champions/ Kartoni i verdhë i sforcuar: Uefa dënon Sergio Ramos

Sport



Dy ndeshje pezullim për rrëfimin e Sergio Ramos, se e mori me qëllim kartonin e verdhë. Në fakt, mbrojtësi i Real Madrid e kishte pranuar vetë, në një intervistë pas ndeshjes. Ai karton i verdhë, për tërheqjen dhe rrëzimin e Dolberg në fund të Ajax Real-Madrid (ndeshje e përfunduar 2-1) për 1/8 e finaleve të Champions u kërkua nga kapiteni i merengues për të hequr qafe, me një ndeshje të lehtë, kthimin në Bernabeu me Ajax, rrezikun e skualifikimit për cerekfinale.

“E vërteta është se do të gënjeja nëse do thosha të kundërtën” tha spanjolli në fund të takimit. Ramos tentoi ta sistemonte deklaratën më pas, por nuk mjaftoi. E si ishte e parashikueshme, erdhi grushti i fortë nga Uefa që vendosi ta dënojë, në përfundim të hetimit disiplinor që kishte nisur për këtë cështje.

Mbrojtësi i Real Madrid do të mungojë kështu, përvec ndeshje së kthimit të 1/8 të finaleve të Champions kundër Ajax, edhe në ndeshjen e vajtjes në çerekfinale, në rast se blancos duhet ta kalojnë raundin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *