• |
ide | kryesore

Dëshpërohet në Clasico, i vjedhin edhe shtëpinë: më keq se kaq Benzema…

Sport



Nuk ishte mbrëmja e duhur për Karim Benzema ajo e El Clasico. Sulmuesi i Real Madrid, përvec se humbi me Barcelonën në gjysëmfinalen e kthimit të Kupës së Mbretit, e ka gjetur shtëpinë të grabitur pikërisht gjatë ndeshjes. Hajdutët kanë përfituar nga rasti për tu futur në shtëpinë e Benzema e për momentin nuk dihet vlera e asaj që i është marrë sulmuesit francez. Lajmin e ka bërë të ditur emitenti spanjoll El Chiringuito.

Grabitja e shtëpisë së futbollistëve, ndërsa luajnë një ndeshje futbolli, ka nisur të bëhet një mënyrë “të punuari” në Spanjë. Rasti i fundit ishte ai i Kevin Prince Boateng, grabitur në shtëpi ndërsa luante një ndeshje të kampionatit kundër Valladolid.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *