• |
ide | kryesore

DETAJE TE REJA/ Kush ishte shënjestra e shpërthimit me tritol pranë gjykatës së Tiranës

Lajme, Të fundit



Një shpërthim me eksploziv ka tronditur kryeqytetin mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në një banesë pranë gjykatës së Tiranës në zonën e “Vasil Shantos”. Shpërthimi ka ndodhur te ai që njihet si pallati i gjyqtarëve dhe prokurorëve në rrugën “Mihal Popi”.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se shënjestra e atentatit ishte banesa e Vasillaq Stavrit. Lënda plasëse ka qenë vendosur në katin e dytë në derën e banesës. Shpërthimi ka qenë i fortë, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme të shumta materiale.

Nga të dhënat e para mendohet se ka qenë vendosur rreth 150 gr eksploziv. Besohet se shpërthimi është bërë me telekomandë ndërsa autorët kanë shfrytëzuar errësirën për t’u larguar. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie dhe ekspertë që kanë nisur hetimet. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *