• |
ide | kryesore

Letra e Icardit nuk lë dyshime: “Nuk e di nëse ata që marrin vendime kanë dashuri e respekt për Inter e për mua”

Sport



Mauro Icardi thyen heshtjen dhe kalon në sulm, duke treguar dashurinë për ngjyrat zikaltër. “Nuk e di nëse në këtë moment ka dashuri e respekt ndaj Inter dhe ndaj meje nga disa që pretendojnë se marrin vendime – shkruhet në një mesazh të publikuar nga Maurito në Instagram -. Nuk e di nëse nga ana e disa personave ekziston dëshira për ti zgjidhur gjërat vetëm e ekskluzivisht për dashurinë që ka për Inter”.

“E në momentet më të vështira tregohet dashuria e vërtetë”. Kështu nis letra e gjatë e Icardi drejtuar tifozëve e klubit. Një mesazh i fortë e i qartë, për të nënvizuar këndvështrimin e tij mbi situatën. Më parë Mauro kishte publikuar vetëm disa postime të kriptuara në Instagram, pa dalë hapur. Nga citimi i Mark Tëain “Më mirë të heshtësh se të të marrin për budalla”, tek emblematikja “FREEDOM”, hapa që përzien ndjesitë e zikaltërve në rrjetet sociale.

“Tek Inter, me Inter. Kam vendosur gjithnjë të qendroj për dashurinë për këto ngjyra – shpjegoi Icardi -. Kam refuzuar oferta që vështirë se një lojtar profesionist do ta bënte”. Pastaj edhe disa fjalë për impenjimin e tij me klubin zikaltër: “Kam luajtur me dhimbje fizike që më bënin me lot pas ndeshjeve e në ditët që pasonin. Por kam insistuar gjithnjë të zbrisja në fushë, edhe kundër këshillave të mjekëve”. “I kam mësuar fëmijëve se të fitosh është e vështirë – vazhdon Mauro -. por ta bëja me Inter ka një domethënie unike, që vetëm një interist i vërtetë mund ta kuptojë e ndjejë”. “Kam respektuar tifozët, shokët e mi, shoqërinë e të gjithë trajnerët që kanë kaluar gjatë kohës që jam këtu e kam bashkëpunuar gjithnjë me klubin, në fushë e jashtë saj – vazhdon sulmuesi -. Të gjithë sakrificat janë bërë për dashuri për këto ngjyra”. E në fund sulmi: “Për dashuri mund të suportosh gjithcka, por jo të lejosh të mos të të respektojnë”.

View this post on Instagram

? #MI9

A post shared by Mauro Icardi – MI9 (@mauroicardi) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *