• |
ide | kryesore

Ralf Gjoni i LSI-së pranon mandatin? Kryemadhi: Pazari i deputetëve ka nisur

Lajme, Të fundit



Ish-Sekretari Ndërkombëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe njëherësh një nga kandidatët që e ka emrin në listën për deputetë të LSI-së, Ralf Gjoni u përmend sot në emisionin “Të Paekspozuarit” nga moderatori Ylli Rakipi si një nga njerëzit që ka pirë kafe sot me eurodeputetin Knut Flackenstein dhe me shumë gjasa pritet të hyjë si deputet i LSI-së në parlament. E pyetur për një gjë të tillë, zonja Kryemadhi nuk shfaqi asnjë shqetësim. Ajo pranoi se merkato për blerjen e deputetëve ka nisur tashmë.

“Zoti Rakipi vendimi i LSI është i qartë, s’ka asnjë hap pas. Kush do të shkojë në atë Kuvend është zgjedhja e tyre. Janë të pakonsiderueshëm për ne. Merkatoja e blerjes ka nisur, është rritur çmimi shumë”, – tha ajo. Kryemadhi tregoi më tej edhe një SMS, që Gjoni i kishte dërguar Kejdi Mehmetajt.

“Kur hynë ato vajzat deputete që bënë amendamentet e tetë kërkesave të studentëve, i shkroi Kejdi Mehmetajt: Ti duhet të dorëzoje mandatin. Si hyn ti në atë Parlament kriminelësh etj… Tani Ralfi u bë një nga kriminelët që do shkojë atje. Kjo është zgjedhja e Ralfit, por Ralfi nuk përfaqëson opozitën”, – tha ajo.



6 Comments

  1. rama gjen bythqir si vet,erionka velija,balla,spiropela,gjiknuri,ahmetaj,shalsi,kodheli qe kur te tho qelbesira rama avioni i droges esht mushkonj keta e pranojn ,apo kur i thot dhjerja e stalinit rama muti esht mjalt keta ne kor thon mjalt esht dhe e han per qefin e gurus se tyre.

  2. Edhe se e merr vendin e deputetit nuk ka per te na bere shpetimin e situates, por vetem sfondin e qeverise e interesin e pageses, se per tjeter gje sot ne kete situate, keta qe pranojne keto mandate dhkojne me parullen injorante’ Te hame c;te hame. pavaresisht se jane te diskriminuar po aqe sq edhe keta hajduter pushtetare.

  3. Sa do ta mbushin parlamentin keta lloj njerzish nuk kane per tu quajtur kurre deputete -po sahan dhe bythlepires te edvin psikopatit .Por vetem vetes tyre do ja futin se nuk do e gezojne dot karriken e deputetit dhe do digjen perfundimisht si ajo kasha e mykur.

  4. Sa do ta mbushin parlamentin keta lloj njerzish nuk kane per tu quajtur kurre deputete -po sahan dhe bythlepires te edvin psikopatit .Por vetem vetes tyre do ja futin se nuk do e gezojne dot karriken e deputetit dhe do digjen perfundimisht si ajo kashta e mykur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *