• |
ide | kryesore

Studentët në luftë për të rrëmbyer 1 nga 1500 abonetë e studentit në dispozicion

Lajme, Të fundit



Studentëve i duhet të debatojnë në fund të çdo muaji me punonjësit e Drejtorisë së Konvikteve. Më pak se 1.500 abone studenti janë të disponueshme për rreth 70 mijë studentë të universiteteve publike dhe private.

Studentët tregojnë rastin abuziv, të cilët vetëm pasi përmendin median mund të marrin zgjidhje. Nëse jo, abonetë e studentit që kushtojnë 600 lekë i përfitojnë ata që janë me fat, ose me mik.

 “Kam ardhur sot në mëngjes për të blerë abone. Lashë orën e mësimit dhe jam këtu deri tani. Në momentin që u ushtruam presion atyre, nuk kishin më si të na nxirrnin. Edhe unë që humba dy orë seminar, e duhet të vazhdoj ende mësimin pavarësisht se mora mungesa”, tha studentja.

Nga ana tjetër, drejtoresha e Shërbimeve Studentore, Ornela Dume thotë se studentët që u ankuan për mungesën e aboneve të ripyeten edhe njëherë, kjo pasi situata mori zgjidhje.

TCH: A ka abone mjaftueshëm për studentët?

Drejtoresha e Shërbimeve Studentore: Ju lutem, iua ka dhënë dikush të drejtën që të hyni dhe të pyesni për këtë?

TCH: Po, sepse studentët po ankohen.

Drejtoresha e Shërbimeve Studentore: Mund të shkosh t’i pyesësh edhe njëherë, unë di që po i marrin.

TCH: Po përse duhet të përmendin televizionet që të marrin abone?

Drejtoresha e Shërbimeve Studentore: Jo nuk i kanë marrë sepse i përmendën televizionet, tani unë s’kam pse të të kthej asnjë përgjigje.



2 Comments

  1. ta therrasin frankenshtajn te birin e drakulles stalin siq esht edhe edvini ne ndihm.qfat student muti jan keta kr rama si deleve,derrave,lopeve e jataneve ju ka mbyll gojen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *