• |
ide | kryesore

Të ardhura-boom për Inter: 180 milionë mes përfitimeve komerciale e të drejtave TV

Sport



Pavarësisht nervozizmit për atë që ndodhi me Fiorentinën në Firenze të dielën e kaluar, Inter mund të buzëqeshë, të paktën nga pikëpamja financiare: rezultatet e semestrit të fundit të 2018, sipas relacionit zyrtar, janë shumë më tepër se pozitive. Lajmet e mira për Suning vijnë nga të ardhurat që janë rritur me 64,4 milionë euro, në krahasim me të njëjtën periudhë të 2017.

Një e dhënë e lidhur qartë me përfaqësimin në fazën e grupeve të Champions League, që ka sjellë në arkat zikaltër 42,5 milionë euro. Në të njëjtën periudhë të 2017 hyrjet për pjesëmarrjen në kompeticionet UEFA ishin 539 mijë euro. Në total Inter ka përftuar të ardhura në shumën e 180,1 milionë mes hyrjeve komerciale e të të drejtave Tv, me një +55,7%. Në rritje janë edhe hyrjt përmes sponsorve: 60,7 milionë ndër të cilët më shumë se 40 kanë ardhur falë akordeve me kompanitë aziatike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *