• |
ide | kryesore

U akuzua se ngacmoi seksualisht një 15-vjeçare, reagon Bajrakurti: Më vranë dhe kryqëzuan për së gjalli

Lajme, Të fundit



Në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24, është shfaqur ditën e sotme shefi i policisë në Malësinë e Madhe, Berhan Bajrakurti, i cili u akuzua se kishte ngacmuar seksualisht një vajzë 15-vjeçare përmes një videoje intime.

Bajrakurti u prangos, por pak ditë më parë ai është lënë i lirë pasi askush nuk merr përsipër akuzat e ngritura ndaj tij dhe askush nuk merr përsipër të bëjë denoncimin zyrtar.

Pak ditë pasi ka fituar lirinë, Bajrakurti ka vendosur të flasë e të tregojë të vërtetën e kësaj ngjarje. Shumë i tronditur, Bajrakurti, baba i 3 vajzave, 2 prej tyre të martuara dhe një djali, i kërkoi falje familjes, policisë së Shkodrës, farefisit dhe gjithë Malësisë së Madhe.

 Ai tha se ky skandal e vrau për së gjalli.
“Së pari dua të bëj një falënderim nga zemra për ju si gazetarë që ishit të parat që dolët krah. Zgjodha për të folur këtu. Jam i shokuar totalisht megjithëse në kushte jo komode dua të bëj një mesazh. Në radhë të parë dua t’i kërkoj falje familjes ime për momentet aspak, tepër tronditëse që ndodhën mbi familjen time padrejtësisht. I kërkoj falje komisariatit të policisë Shkodër dhe Malësisë së Madhe. I kërkoj falje farefisit tim për situatat skandaloze që iniciuan të pabesët. I kërkoj falje gjithë Malësisë së Madhe se ne si trevë s’i kemi zakon këto gjëra. Janë shokuar dhe ata. Mua më vranë e më kryqëzuan për së gjalli. Do ju falënderoj dhe ju përzemërsisht. Po flas me zemër të hapur. kam besim tek drejtësia dhe do ia lë drejtësisë”, tha Bajrakurti.

https://www.youtube.com/watch?v=OzCtXqyysmU



5 Comments

  1. Video personale bejne te gjithe, apo sia kane treguar kurre gruas keta te pastrit, i blejne femijet ne dyqan. Pergjegjesine ketu e ka anila basha te dali te kerkoje te falur qe trilloj kete histori, i publikoj dhe nje video personale ketij zoterise. Kshu i bije qe edhe sokol ballen ta kishin arrestuar se u masturbua nekamer. Turp i Zotit!

  2. Ore per budallenj po na beni. Po ate video kush e beri apo Ufot? Aty mire qe kapen me pras ne dore por dalin dhe bejne dhe viktimen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *