• |
ide | kryesore

Video/ Betis nuk e bën mrekullinë: Valencia në finale të Kupës pas 11 vjetësh

Sport, Video



Mbrëmje e madhe për Valencian, edhe pse në ndeshjen e kthimit të Kupës së Mbretit skuadra e teknikut Marcelino nuk është se bëri një nga performancat e saj më të mira. Mjaftoi një gol i Rodrigo për të vendosur fatet dhe për ti mohuar Real Betis mrekullinë, ndonëse andaluzianët e kërkuan me ngulm, duke qenë në pjesën më të madhe të ndeshjes më të rrezikshëm se vendasit.

E fortë në barazimin 2-2 të ndeshjes së parë, Valencia luajti një ndeshje në pritje, duke u munduar të mos linte hapësira, që Jesse e Joachim u munduan ti gjenin. Vendosi eksperienca e deri diku fati, sepse skuadra e Marcelinos shënoi në rastin e parë të paraqitur, kur Rodrigo në minutën e 56 vendosi kualifikimin në finale për të tijtë.

Suksesi ndaj Betis dërgon në finale Valencian pas 11 vjetësh e ku përballë do të kenë Barcelonën e frikshme. Një mundësi e artë për teknikun Marcelino, që prek kështu finalen e parë në 15 vjet karrierë.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *