• |
ide | kryesore

Video/ Derbi i Londrës shpëton pankinën e Sarrit: shuplakë e Liverpool, cinizëm i City…

Sport, Video



Nëse nuk ishte një ndeshje për jashtë a brenda për Maurizio Sarri në javën e 28 të Premier League shumë pak mungonte. Chelsea megjithatë, mund 2-0 Tottenham (Pedro e autogol i jashtëzakonshëm i Trippier) duke shpëtuar pankinën e teknikut toskan, që me një ndeshje për të rikuperuar mbetet në garë për vendin e katërt. Liverpool në vendin e parë e ekzagjeron e shënon 5 në portën e Watford, City qendron -1 falë penalltisë së Aguero. Fitojnë edhe Arsenal e Manchester United.

CHELSEA-TOTTENHAM 2-0
Sarri duhet të fitonte për të mos e mbyllur aventurën e tij tek Chelsea në fillim të 2019. Ndeshja ishte e komplikuar kundër Tottenham të vendit të tretë, pa folur që ishte një derbi. Blues e nisën mirë dhe frikësuan dy herë Lloris me Higuain që në minutën e 6’ goditi shtyllën. Vetëm në fund të pjesës së parë Tottenham bëhet i rrezikshëm në të 44’, duke barauar shtyllat me goditjen e fuqishme të Ëinks. Në pjesën e dytë erdhën episodet që dorëzuan ndeshjen tek Chelsea: në të 57’ Azpilicueta gjeti saktë Pedro që befasoi Lloris në shtyllën e parë. Tottenham nuk e impenjoi kurrë Caballero, në fushë nga minuta e parë për Kepa e në të 84’ mbyll llogaritë me autogolin e Trippier. Tottenham mbetet i treti, Chelsea, me një ndeshje më pak është në garë për vendin e katërt, e momentalisht është vetëm 3 pikë nga Arsenal.

LIVERPOOL-WATFORD 5-0
Liverpool kryesues, për ndonjë mund të kishte humbur shkëlqimin e periudhës së fundit, por për ti kujtuar të gjithëve se cfarë është i aftë të bëjë i dha një shuplakë të mirë Watford, për të mbajtur vendin e parë. Manè në 20 minuta shënon dy gola, fillimisht me një goditje me kokë, pastaj me një thembër gjeniale me shpinë nga porta. Në pjesën e dytë mbërriti një tjetër dy golësh, nga një protagonist i pamenduar , sepse është mbrojtësi van Dijk që në të 79’ e 82’ i dhuroi vetes një mbrëmje ndryshe nga zakonisht. 3-0 e përkoshëm në fakt e shënoi Origi në të 66’.

MANCHESTER CITY-ËEST HAM 1-0
Liverpool shkëlqen, ndërsa Manchester City i duhet një penallti e Aguero në të 59’ për të gjunjëzuar West Ham e për të qednriar vetëm një pikë larg skuadrës së Klopp. Rezultati nuk gënjen sepse mjafton të shohësh numrat e statistikat e ndeshjes për të kuptuar se skuadra e Guardiola ka administruar ndeshjen, me West Ham që u limitatua vetm të mbrohej. E gjithë strategjia e londinezëve shkoi dëm nga një faull ndaj Bernardo Silva, që sapo ishte thirrur nga pankina për tu futur në fushë.

ARSENAL-BOURNEMOUTH 5-1
Pesë gola edhe për Arsenal që u përgatit më së miri për derbin e të shtunës kundër Tottenham në Wembley. Gunners iu deshën fare pak për të hapur serinë e golave: në minutën e 4’ Ozil goditi keq, por sa duhet për të mundur Boruc. Mkhitaryan në të 27’ dyfishon shifrat, duke mbyllur një trekëndësh me Ozil, pas topit të humbur nga Bournemouth. Miqtë kërkuan të ndihen dhe në fakt shkurtuan diferencën me Mousset në të 30’, por në pjesën e dytë u vu në evidencë forca ofensive e skuadrës së Emery. Koscielny në minutat e para shënoi të tretin, Aubameyang në të 59’ në kundërsulm kaloi edhe portierin para se të dërgonte topin në rrjetë, ndërsa mbrëmja në Emirates u mbyll me golin e Lacazette në të 78’.

CRYSTAL PALACE-MANCHESTER UNITED 1-3
Në garën për vendin e katërt është edhe Manchester United që kalon në fushën e Crystal Palace falë një prove të madhe të Romelo Lukaku. Sulmuesi belga i dha drejtim ndeshjes me dy gola, e para në të 33’ në një aksion të bukur të Shaw nga e majta në qendër, me topin e lënë aty për numrin 9 që shënoi me të djathtën; e dyta në të 52’ me një gjysëmkthesë spektakolare. Ward në të 66’ u mundua të mbante Palace në lojë, por goli i Young në të 83’ kopsiti fitoren e United.

SOUTHAMPTON-FULHAM 2-0
Për Fulham të Ranieri situata është gjithnjë e më e vështirë. Southampton fitoi 2-0 e u ngjit në vendin e katërt nga fundi me 27 pikë, 10 avantazh ndaj Fulham, i parafundit në kuotën 17. Gjithcka u vendos në pjesën e parë, me Romeu në të 23’ e Ward-Prowse në të 40’ që i dhuruan një fitore të cmuar Saints.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *