• |
ide | kryesore

Vlorë/ Nipi vrau gjyshin, arrestohen dhe tre të rinj

Lajme, Të fundit



Një 17-vjeçar qëlloi ditën e djeshme pas koke me armë, gjyshin e tij 69-vjeçar.

Pas vrasjes së Vangjel Kapllanit, janë arrestuar nga policia edhe tre të rinj të tjerë për mbajtje pa leje dhe përdorim të armëve, të cilët dyshohet se i kanë shitur adoleshentit armën me të cilën qëlloi gjyshin e tij.

“Lidhur me ngjarjen e mbrëmshme ku i moshuari 69-vjeçar u dërgua në Spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore, me pretendimin se u gjet i gjakosur nga nipi i tij, bëjmë me dije se:

 Policia e Vlorës pas hetimeve intensive, ka bërë zbardhjen e gjithë mekanizmit të ngjarjes. Rezulton se autori i dyshuar i krimit të jetë nipi i të moshuarit, V.K., 17 vjeç, i cili do të përballet penalisht për veprën penale ‘Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare’.

Pas ekspertizës së kryer në pjesën e pasme të kokës së viktimës është konstatuar një predhë armë zjarri, e cila si pasojë ka sjellë vdekjen e të moshuarit.
Gjithashtu, shërbimet policore kanë sekuestruar edhe armën e krimit, tip pistoletë, të cilën autori e kishte hedhur në një pusetë afër banesës me qëllim për të fshehur gjurmët.
Në vijim të veprimeve hetimore, policia ka arrestuar në flagrancë 3 persona, të cilët dyshohen se i kanë shitur armën e krimit autorit të ngjarjes, shtetasit L.M., 17 vjeç, F.Xh., 16 vjeç dhe M.A., 28 vjeç, të cilët u arrestuan nga Policia për veprën penale ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”, deklaron policia e Vlorës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *