• |
ide | kryesore

Zbulohet gjinia e fëmijës së Meghan dhe Harry

Paparazzi, Slider



Që në momentin që u bë publik lajmi se Prince Harry dhe Meghan Markle ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë, filluan spekulimet dhe komentet për të zbuluar më shumë detaje.
Prej javësh në Britani kanë nisur bastet për gjininë dhe emrin e bebit të ri të familjes Mbretërore.
Por më në fund Prince Harry dhe Dukesha e Sussex e kanë zbuluar gjininë e fëmijës së tyre dhe është konfirmuar zyrtarisht se çifti është në pritje të një djali.
Mendohet se gjinia e bebes është zbuluar gjatë festës “baby-shoëer” që Meghan bëri pak ditë më parë në Neë York, organizuar si surprizë nga mikeshat e saj të ngushta. Kujtojmë që gjinia e fëmijës së Meghan u bë pjesë edhe e një parashikimi edhe nga mjeshtër i njohur kinez. “Ajo ka pak energji dominuese mashkullore. Kështu që unë do të thosha se është më tepër në pritje të një djali sesa një vajze”-u shpreh mjeshtri kinez, Thiery Choë, para disa kohësh. Shumë spekulime ka pasur edhe për emrin dhe sipas tyre djali i Meghan dhe Harry me shumë mundësi do të quhet Albert, Arthur ose Philip.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *