• |
ide | kryesore

Analiza/ Në Hanoi u rikonfirmua diplomacia amatoreske e Trump. Cila është zgjidhja

F1, Planet



Donald Trump u largua nga takimi i tij në Hanoi me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un me të paktën një gjë: material për një libër të ri, artin e të mos bërit të një marrëveshje.

Ndarja në bisedimet në Hano riafirmon atë që ne e kemi njohur për pothuajse një vit – ky proces diplomatik amator. Trump ka kërcënuar në mënyrë të përsëritur pozicionin e tij negociator duke e bërë të qartë se ai tashmë e sheh diplomacinë e tij me Korenë e Veriut si një sukses. Pas takimit të parë me Kim në Singapor në vitin 2018 Trump në mënyrë të rreme pretendoi se “nuk ka më kërcënim bërthamor nga Koreja e Veriut”. Ditët para samitit të Hanoi, Trump tha se nuk kishte nevojë për Kim të bënte më lëshime – “për sa kohë që nuk ka prova [të armëve dhe raketave bërthamore], ne jemi të lumtur”.

Nuk është çudi që Kim nuk ishte i gatshëm të jepte më shumë në Hanoi – Trump i ka thënë atij për muaj që status quo-ja e tanishme është mirë.

Është e trishtueshme të shohësh një president amerikan të zënë ngushtë nga diktatori më i pamëshirshëm në botë, por kjo është ajo që bota pa në Hanoi. Përtej mungesës së progresit substancial në programin e armëve bërthamore, Trump vazhdoi spektaklin e neveritshëm të qëndrimit për një tiran që është gjetur nga një komision i Kombeve të Bashkuara përgjegjës për “krime kundër njerëzimit”. Në Hanoi, Trump e quajti Kim një “mik“, e mbrojti Kim nga fajësia për vrasjen e Otto Ëarmbier dhe përsëri e kundërshtoi analizën e inteligjencës amerikane që Koreja e Veriut vazhdon ndërtimin e armëve.

Dhe ende, diplomacia është ende rruga që duhet ndjekur, sepse nuk ka mundësi tjetër. Një diplomaci e vërtetë mund të japë rezultate mbresëlënëse. Mjafton të shikoni marrëveshjen e Iranit (e cila ndaloi programin e armëve bërthamore të Iranit dhe nuk kërkoi një takim liderësh kokë më kokë). Më shumë sanksione dhe një kthim në “presionin maksimal” nuk do të ndihmojnë. Dhe të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm ndaj rrezikut të madh të një kthimi tek dekaratat për “zjarr dhe furi”.

Pavarësisht turpërimit në Hanoi, ndoshta largimi nga ky takim do të krijojë një pjesë të levave diplomatike që Trump ka humbur në mënyrë të përsëritur gjatë vitit të kaluar dhe do ta detyrojë Kim-in të besojë se duhet të bëjë më shumë lëshime për të vazhduar procesin. (përktheu në shqip Lapsi.al) Trump ka vepruar në mënyrë të vazhdueshme sikur gjithçka që atij i intereson është pamja e një “fitoreje” në Korenë e Veriut dhe kështu, nëse ka pasur një marrëveshje të keqe në tavolinë, dhe Trump e refuzon atë, nuk ka asnjë problem, madje është në rregull.

Nëse nuk ka ndonjë shpresë për përparim, Trump dhe ekipi i tij duhet të mësojnë nga gabimet e vitit të kaluar. Dhe përderisa duket e vështirë për vetë Trumpin të mësojë nga gabimet e kaluara, është më e rëndësishme që hapat e ardhshëm të mos përfshijnë diplomacinë personale të Trump. Ndërsa është e vështirë të besohet se Trump do të qëndrojë i qetë në çdo subjekt, stafi i Trump duhet të shpresojë që presidentit nuk do ti bëhen më pyetje në publik për Korenë e Veriut dhe nuk do të cicërojë më për këtë – çdo herë që Trump thotë diçka për Korenë e Veriut, ai humb përparësi.

Shtetet e Bashkuara tani duhet të testojnë rigorozisht synimet e Koresë së Veriut. Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe i dërguari i posaçëm i SHBA për Korenë e Veriut, Steve Biegun duhet të kërkojnë bisedime të menjëhershme me homologët e tyre të Koresë së Veriut për të ndjekur çka ndodhur në Hanoi. Koreja e Veriut ka shmangur këto negociata të detajuara për pjesën më të madhe të vitit të fundit deri paka para samitit, por kjo nuk është për shkak të mungesës së kapacitetit – koreanoveriorët negociuan dhe siguruan një marrëveshje të detajuar dhe të rëndësishme me Korenë e Jugut në shtatorin e kaluar për të zvogëluar tensionet ushtarake. (përktheu Lapsi.al) Tani që udhëheqësit kanë dhënë bekimet e tyre të përsëritura për diplomacinë, koreanoveriorët duhet t’u lejojnë negociatorëve të tyre që të fillojnë negociatat. Koreanëve të veriut duhet t’u thuhet se nuk do të ketë më shumë takime derisa negociatat mbi nivelin e punës të përparojnë.

Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara duhet të sigurojnë që të mos kenë një qasje “të gjitha ose asgjë” për negociatat dhe të jenë të gatshme të bëjnë progres në frontin bërthamor. Shtetet e Bashkuara duhet të zhvillojnë pozicionin e tyre negociues në një mënyrë të arsyeshme për të provuar atë që Koreja e Veriut është e gatshme të bëjë. Komentet e Trump pas samit tregojnë se pengesa ishte ‘tregimi’ i lehtësimit të sanksioneve për një ngrirje ose çmontim të objekteve bërthamore. Ndoshta kishte një marrëveshje gati për tu firmosur, dhe ose Trump ose Kim kërkuan më shumë në minutën e fundit dhe u larguan kur nuk morën atë që donin. Ndoshta të dy palët kishin keqkuptuar atë që tjetra ishte e gatshme të bënte.

Cilado qofshin pengesat në Hanoi, këto janë çështjet që duhet të shqyrtohen ndërmjet negociatorëve të nivelit të punës. Nëse ata nuk mund të pajtohen, ata duhet të kërkojnë miratimin për pozita të reja negociuese nga udhëheqësit e tyre përkatës përpara se të zhvillojnë një takim të nivelit të lartë. Kjo është mënyra se si veprojnë mirë negociatat.

Por derisa Koreja e Veriut të jetë e gatshme të tregojë gatishmërinë e saj për të ngrirë ose pjesërisht të ndalojë të paktën një pjesë të programit të saj bërthamor, nuk duhet të ketë më takime. Nuk duhet që Trump të vijë vërdallë me Kim duke thënë se është një “nder” se po takohet me të dhe duke mbrojtur abuzimet e Kim ndaj të drejtave të njeriut. Nuk duhet të ketë më diplomaci amatore.

Michael H Fuchs për The Guardian, përshtati në shqip ©Lapsi.al 



2 Comments

  1. Trump nuk duhet votu ma’.
    Asht turpi i USA,nuk asht as per te shite molla’t’arta ne tregun e shumices.
    Jam nje Republikan,jo antar,nuk e kam votu’.Duhet rrezu! Edhe pse nuk me pelqen programi i demokrateve,do te votoj kunder Trump!

    1. Edhe unë do të votoj edvin lapangjozin, pavarësisht se është më i ndyri nga të gjithë shtetarët e pas 90.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *