• |
ide | kryesore

Denoncimi/ “Drejtori i burgut të Fierit liroi të dënuarin për vrasje” (FOTO)

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e një qytetari dixhital, sipas të cilit drejtori i burgut të Fierit ka liruar nga burgu një person të dënuar për vrasjen e një polici në Itali, me amnistinë e vitit 2016. Sipas tij, vendimi është dhënë në këmbim të parave. Në denoncimin e Berishës jepen të dhëna mbi identitetin e personin e liruar nga burgu prej Arjan Hasanit.

Denoncimi i plotë i Berishës

Një thriller i vertet i narkoshtetit! Lexoni mesazhin e oficerit dixhital! sb

Përshendetje Dr.

Drejtori aktual i burgut te Fierit, miku i ngushtë i Ledios se Gramozit, Arjan Hasani, me amnistinë e shkurtit të vitit 2016 ka liruar nje te denuar i cili akuzohej per vrasjen e nje polici ne Itali pasi i kish mar nje pjese te lekeve, por ky me tu liruar u zhduk. E ka kerkuar privatisht per tre muaj me radhe ne sarand ne vlore dhe ne fund e gjetur ne Tirane. E ka rrembyer me ane te nje miku tij Ardian Hysi dhe e ka sjellë ne burg dhe pas 2 ditesh është ekstraduar per ne Itali me ndihmen e mikut te tij i cili ishte edhe Kryeprokuror i Fierit, Ardian Ylli kunat i Spartak Brahos.

I denuari quhet Florind Marini ndërsa vjet ne dhjetor kur Arjan Hasani ishte drejtor ne burgun e Peqinit ka lene me leje nje te denuar i cili kreu dhe nje vrasje gjate kohes qe ishte me leje ne Shkoder.

Ne fakt ky person ishte ne statusin e te paraburgosurit i eshte dhene masa e sigurise burg pa afat nga gjykata e Elbasanit per vepren penale “Futje dhe mbajtje e sendeve te ndaluara ne I.E.V.P ”. Pra ne kundershtim me ligjin e ka nisur me leje nje te paraburgosur. Ky person quhet Artan Koceku i cili dyshohet se eshte vrare perpara disa muajve ne nje atentat ne shkoder.

Behet fjale per Drejtorin aktual te burgut te Fierit, Arjan Hasani ndersa para disa muajsh eshte emeruar shef sigurie personi i cili rrembeu te denuarin Florind Marini ne tirane Ardian Hysi. Pjesmarjes ne rrembim kane qene edhe dy polic Admir Rrapo pronar i automjetit dhe Ilirian Zaka.
PS: Personi me bluze te zeze esht Ardian Hasani,personi me bluze te verdhe eshte Florind Marini, kurse vetura esht automjeti me te cilin u rrembye Marini” – shkruhet në SMS qe publikon Berisha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *