• |
ide | kryesore

Derbi ‘i blinduar’: rekord numri i punonjësve të sigurisë në Selman Stërmasi

F1, Sport



Luhet Tirana-Partizani. Kaq mjafton për të prezantuar ndjeshmërinë e përballjes që do të luhet sonte në orën 18.00. Nuk është një ndeshje cfarëdo, ndaj dhe kujdesi për të është në maksimum, jo vetëm sportivisht duke folur. Për të shmangur cdo incident, në fushën dhe shkallët e Selman Stërmasit do të ketë një numër rekord forcash të sigurisë, ndërkohë që edhe policia jashtë stadiumit, do të jetë shumë e vëmendshme për të ndërhyrë në rast tensionimi të situatës.

Tirana organizatore ka bërë të ditur se do të jenë 1000 punonjës sigurie për të garantuar mbarëvajtjen e ndeshjes. Numër rekord në fakt, ndoshta i kondicionuar edhe nga ngjarjet e fundit, me incidentet e tifozëve bardheblu në Korcë, në fitoren kundër Skënderbeut, e me agresionin e tifozëve të Partizanit ndaj fotografit të Flamurtarit, në ndeshjen e luajtur një javë më parë në kryeqytet. Natyrisht në këtë këndvështrim është marrë parasysh edhe numri i tifozëve që do të jenë të pranishëm, me të gjitha biletat të shitura.

Dy tifozeritë kanë itinerare të ndryshme për të mbërritur në stadium dhe do të jenë gjatë gjithë kohës nën vëzhgimin e policisë, edhe pse duhet thënë që asnjëherë përpara ndeshjes tifozeritë e ndara të kryeqytetit nuk janë konfliktuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *