• |
ide | kryesore

Luhet Tirana-Partizani, por parashikimin e bën trajneri i Kukësit

Sport



Derbi është kryefjala e javës së futbollit në vend dhe ndonëse Kukësi mundohet të mos e cojë mendjen aty, në pritje të përballjes me Luftëtarin, tekniku Armando Cungu nuk e shmang dot pyetjen për përplasjen mes Tiranës e Partizanit: “Në këtë ndeshje mendoj se të dyja skuadrat kërkojnë fitoren dhe dihet në fakt me kë jam tifoz. Ne duhet të shohim ndeshjet tona, por nëse ndalon Partizani rrugës, shumë mirë është”.

Kukësi i ka idetë e qarta në raport me shanset për titullin kampion, ndonëse diferenca prej 8 pikësh, i dikton rrugëtimin, në pritje të ndalesave të kundërshtarëve. Përforcimet e bëra në janar kanë patur nevojë për kohën e përshtatjes e ndoshta golat e ardhur në ndeshjen me Kamzën, nga tre emrat e rinj, janë sinjal i duhur. Por jo për teknikun Armando Cungu, që në konferencë për shtyp nuk heziton, të pranojë se nuk është ende Kukësi që prêt ai…

“U ndjeva mirë për ata që shënuan – tha Cungu – por përsa I përket faktit nëse është skuadra që kam pritshmëritë, por them se nuk është ende në nivelin e duhur”.
Kundër Luftëtarit statistikat flasin në favor të Bluve, me dy fitore në po kaq ndeshje këtë sezon, vetëm se bluezinjtë e Ahmatajt janë tjetërsuar në këtë fazë të kampionatit, duke bërë performance të rëndësishme. Për Cungun nuk ka në fakt ndeshje të lehta edhe pse kalendari i jep një mundësi reale për tiu afruar kreut. Por përpara se të mendojë për kundërshtarët, tekniku e ka të qartë se duhet të fitojë vetë, duke filluar nga Luftëtari.

Kukësi ka rikuperuar Vasil Shkurtaj dhe ky është lajmi më ië rëndësishëm për Cungun, që do të ketë shërbimet e sulmuesit, pikërisht kundër ish-skuadrës së tij. Melo është i dëmtuar dhe nuk do të jetë, ndërsa rikthimi nga pezullimi i Shametit dhe Cuculit i jep garancitë e duhura në mbrojtje Kukësit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *