• |
ide | kryesore

Mbeten në arrest shtëpie prindërit e ish-kryeministrit italian

Planet



Prindërit e ish-kryeministrit italian Matteo Renzi, të cilët prej kohësh po hetohen për afera korruptive vazhdojnë të qëndrojnë në arrestit shtëpie. Vendimi u mor pas marrjes në pyetje të të dyve, të cilët akuzohen për mashtrim dhe faturim të rremë. Sipas mediave italiane ata kanë lëshuar fatura për veprime financiare fantazmë dhe që më pas kanë shpallur qëllimisht falimentim të rremë.

“Ata nuk patën mundësi të mbroheshim’. Ky ishte komentimi i parë i avokatit të tyre Federico Bagattini pas seancës së sotme. Edhe ditën e martë prokuroria e Firences kishte dhënë një mendim negativ për heqjen e arrestiti shtëpiak të paraqitur nga avokati për shkak të rrezikut të përsëritjes së krimit shkruajnë mediat italiane. Po

 Kujtojmë që rreth dy jave më parë ka qenë vetë Renzi, i cili lajmëroi për arrestimin e prindërve të tij.
“Prej rreth një ore, babai dhe nëna ime janë në arrest shtëpie. Kam shumë besim te drejtësia italiane dhe mendoj që të gjithë qytetarët duhet të jenë të barabartë përpara ligjit. Kështu që me padurim po pres të marr pjesë në proces. Kush ka lexuar letrat, më garanton se nuk ka parë kurrë ndonjëherë një masë të tillë…”, shkruante më herët Renzi.

Tiziano Renzi, babai i ish-kryeministrit italian, është sipërmarrës dhe më parë ka qenë politikan në radhët e Partisë Kristiandemokrate në Firenze. Skandali i babait të Renzit shpërtheu që kur ky i fundit ishte kryeministër dhe çështja vazhdon të hetohet nga Prokuroria italiane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *