• |
ide | kryesore

Ndoqi hajdutët, polici dënohet me 1 vit burg

Lajme, Planet



Një polic është dënuar me një vit burg për kalimin e shpejtësisë mbi limitet e lejuara gjatë një ndjekjeje. Për të ndjekur disa hajdutë të cilësuar të rrezikshëm, polici ka ecur me 126km/ h në një zonë ku limiti i shpejtësisë së lejuar është 50km/h. Ngjarja ka ndodhur në Gjenevë të Zvicrës.

“Klienti im është dënuar sikur të ishte një shofer i thjeshtë që ka bërë idiotin në një zonë me 50 km/h.”-ka thënë Jacquet Roulet, mbrojtësi i burrit në uniformë.

Në ligjin e qarkullimit rrugor në Zvicër, një agjent i policisë rrugore dënohet nëse thyen rregullat gjatë një ndërhyrje.

Në këtë rast, gjyqtarët janë shprehur se qëllimi i ndjekjes ishte kapja e hajdutëve dhe jo shpëtimi i jetëve njerëzore, ose kontrolli i një të dyshuari që  ka vënë në rrezik jetë njerëzore. Duke arsyetuar në këtë mënyrë dënimin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *