• |
ide | kryesore

Rama takohet me Thaçin në Samitin e II-të të Diasporës Shqiptare

Lajme, Të fundit



Samiti i II-të i Diasporës Shqiptare po zhvillohet në Tiranë, ku marrin pjesë personalitete shqiptare të spikatura të biznesit, shkencës, artit dhe kulturës që jetojnë jashtë vendit.

Në samit marrin pjesë edhe politikanët shqiptarë. Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka pritur presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi i cili gjithashtu është pjesëmarrës në samit.

Gjatë ditës së djeshme ministri për Diasporën, Pandeli Majko u shpreh se: “Këtu sot kemi nga të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët. Nesër (sot) do të jetë një ditë e veçantë. Kjo është një shtëpi e veçantë, kjo është shtëpia e mbretit, por sot mbreti jeni ju. Sot kemi nevojë të veçantë që nesër të diskutojmë, jo si qeveritarë, por si njerëz se ku jemi dhe ku duhet të shkojmë. Mirë se vini në shtëpinë tuaj”.

Në axhendë ishte parashikuar të merrte pjesë dhe kreu i PD, Lulzim Basha, por ky i fundit e ka refuzuar pjesëmarrjen duke u shprehur se: “ne i kemi një borxh të madh diasporës, ndaj nuk mund të pranoj kurrë përdorimin e saj si fasadë nga njeriu që mbushi kampet e azilkërkuesve me 300 mijë shqiptarë duke i përzënë nga shtëpitë e tyre, ia nxiu faqen Shqipërisë me kanabisin dhe ia dorëzoi vendin oligarkëve dhe krimit“.

Samitin i II-të i Diasporës Shqiptare zhvillon punimet në datat 28 shkurt – 2 mars.



5 Comments

  1. Pas pak vitesh, shqiptaret presin te kene vetem Diaspore, se ne Kosove dhe RPSSh do jetojne vetem Rama me Ridhjerjen dhe Thaci me Batonin

  2. Urgjent te verifikohet se c,ngarkese po leviz ne shqiperi.
    aforismi.meglio.it
    Gjejeni aty dhe ” insanity page” te hetohen nderkombtarisht kush fshihet pas tyre dhe te gjitha faqet e tjera qe marrin jete e jane te lidhura me keto faqe.
    Vendi im, qytetaret e pergjegjshem nuk durojn me! Mjaft me!

    Lutem nje here ne jeten tuaj merrni pergjegjesi ndershmerisht!

  3. Nga diaspora kane ardhe per rrespekt si shqiptare, e keta i perdorin per politike. Nese diaspora do mblidhesh vete, me perfaqesues te denje te kombit, do kish qene me patriote, e kombetare per interesat e kudo shqipetareve, por qe ti mbledhin keta te inkriminuar, e deligjitiminuar qe s;kane asgje te perbashket me patriotizmin, por me shume me internacionalizmin e trasheguar nga baballaret e tyre, ketyre u mbetet tu thuac’ Keni harruarper te thirrur mikun tuaj serb VUCICIN, e mjo eshte e perbrendeshmja e ketyre qe bejne keto samite artificiale.

  4. Dy ujqer qe kane roberuar shqiptaret ne dy anet e kufirit, takohen e qajne hallin se mos popujt e tyre do u shqyejne masken e patriotizmit siperfaqesor. Njeri me hajdut se tjetri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *