• |
ide | kryesore

Samiti i diasporës/ Rama nën strehën e liderit nacional

Arkiva, Kryesore



Edi Rama e ka shfrytëzuar samitin e dytë të diasporës që po mbahet në Tiranë për të kuruar imazhin e tij si lider i të gjithë shqiptarëve. Pasi ka bërë më parë propozime në kufijtë e tezave nacionaliste, si një bashkim me Kosovën nëse BE i refuzon shqiptarët (video poshte), pasi ka mbrojtur taksën 100% për produket serbe si një klithmë simbolike që do të tërheqi vëmendjen ndaj një padrejtësie, pasi ka bërë thirrje për një president i përbashkët për të dy pjesët e ndara të kombit, Rama është kujdesur këtë të premte të flasi në emër të të gjitha shteteve ku banojnë shqiptarë në rajon.

Lexo më tej:

Rama në Kuvendin e Kosovës: Një president i përbashkët, si simbol të unitetit kombëtar

Kryeministri e ka filluar me Maqedoninë, duke përmenduar atë që nacionalistët maqedonas e quajnë si “Platforma e Tiranës”, pra ndërhyrja e qeverisë shqiptare në ndryshimin e pushtetit në Shkup. Ai tha se pa shqiptarët Maqedonia e Veriut nuk do të realizonte dot marrëveshjen e Prespës dhe pa ata nuk do të hynte dot nesër në NATO dhe BE.

Ai i bëri gjithashtu thirje shqiptarëve të Malit të Zi të bashkojnë të gjitha forcat politike për të fituar zgjedhjet në komunën e re të Tuzit. “Armiku më i madh i shqiptarëve është ndarja mes tyre. Sa herë bëhemi bashë ne jemi të pamundshëm” tha kryeministri.

Dhe si për të përmbushur kuarrin gjeogarafik ai kaloi edhe në Kosovë ku nuk humbi rastin për të përkrahur aventurën e Hashim Thaçit për një marrëveshje me ndryshim kufijsh. Ai ritheksoi tezën tashmë të vjetër (dikur i kishte quajtir gomerë) se çështjen shqiptare e dëmtojnë ata që e etiketojnë Thaçin si tradhëtar.

Fortuna që Rama shkaktoi në Pejë/ Për çfarë u akuzua në shtypin e Kosovës?

Pra edhe një herë më shumë Rama e shfrytëzoi këtë ngjarje për të veshur me pahir kostumin e një lideri mbarëshqiptar. I ndërgjegjshëm se karburanti i brendshëm po i mbaron, se ka dështuar në ndërtimin e një shoqërie të aftë të bëjë shtet, të luftojë krimin, të sigurojë zgjedhje dhe të sjellë investime të huaja, Rama e di se e vetmja shpresë që i ka mbetuar është të pompojë narrativën e liderit suprem patriotik. Prandaj ai shpërndau në fjalimin në samit këshilla për shqiptarët e të gjitha trojeve, në pritje të një marëveshje të mundshme Kosovë –Serbi, që do ti hapte rrugë retorikës së bashkimit. Të vetmes kartë që i ka mbetur Edi Ramës për tu ricikluar në politike.

©Lapsi.al



8 Comments

  1. ti thuah rames nacionalist esht si ti thuash mutit mjalt.rama per nje te thithur kokain mbi pallen e frrokut ose ndokes ta jep linden me xhith zahon.a nuk ja dha makoqin e gregorin grekve rama per nje pasaport greke.

  2. Me spiune ne krah si keshilltare, vertetohet deshira qe ka megallomani per tu hequr si lider, por nese pranohet qe nje idiot e rrufjan politik qe popullin e perdor, dhe e quan dele, mjere ata qe i besojne.Ketij po i numurohen ditet, ketu na e bejne per kryetar te unitetit te shqiptareve,,,cudia nuk zgjat me shume se tre dite.

  3. ky dhe ai bythqiri tjeter ne foto mund te jeni lideri bythqirave oti ,bythqiri tjeter qe ke shkrujt artikullin

  4. Ikir dhe Ilir: i njeti komentues me dy pseudonime: qenke vala i kaRit.
    Edvini = Kar suprel, kar global, karuc i gjithe karuceve mbare kombetar. Ik o rrace e degjeneruar, nga zura informative e. Askisr Teherane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *