• |
ide | kryesore

Selena Gomez rikthehet me projekte të reja

Paparazzi, Slider



Selena Gomez hoqi dorë nga mediat sociale dhe vëmendja mediatike për disa muaj me radhë duke dashur të qetësohet dhe të largojë të gjitha problemet nga vetja.

Pasi kaloi një situatë shumë të vështirë shëndetësore, por jo vetëm, këngëtarja duket se do të rikthehet fuqishëm. Pak kohë më parë ajo publikoi bashkëpunimin më të fundit muzikor me J Balvin, Benny Blanco dhe Tainy, ndërsa së fundmi ka publikuar një video në studio ku tregon se ka nisur punën dhe këtë herë do ketë surpriza. Kaq ka mjaftuar për të gëzuar fansat e këngëtares. Selena do të rikthehet me këngë të reja dhe të gjithë adhuruesit se saj janë të bindur se 2019-a do të jetë viti i sukseseve për të.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *