• |
ide | kryesore

Sinjalet/ A po punohet për një takim Rama- Basha?

Arkiva, Kryesore



Dy ditët e fundit po vijnë një sërë sinjalesh se Edi Rama po kërkon të ulet në tryezë me opozitën. Kryeministri nga samiti i Diasporës, i cili po zhvillohet në Tiranë, i ka bërë ftesë kryedemokratit, Lulzim Basha, për dialog. “Për ata që ishin të ftuar por nuk janë këtu, unë ju them vetëm një gjë. Kur do flasim?”, tha Rama, i cili në stilin e tij tipik shtoi: “Unë nuk mund të bëj sikur nuk jam në Tiranë e këtu nuk ka ndodhur asgjë këto ditët e fundit”.

Natyrisht kjo kërkesë e ngjashme me atë që u bëri studentëve dhe për të cilën përdori edhe humoristin Ermal Mamaqi, mund të jetë thjeshtë një lëvizje propagandistike e Ramës për t’u dukur i hapur dhe tolerant. Por fakti është se ajo nuk qe një zë i vetëm në shkretëtirë.

Të enjten në mbrëmje, në emisioni “Opinion”, një gazetar shumë pranë së majtës, Lorenc Vangjeli, tha se: “Edi Rama shumë shpejt kam përshtypjen do bëjë një ftesë publike për opozitën. Për opozitën zyrtare, sepse kam përshtypjen se ai e di shumë mirë se është kryeministër i asaj pakice që e kundërshton”.

Po në të njëjtën linjë, tek “Të Paekspozuarit”, një tjetër analist afër Rilindjes, Mentor Nazarko, nuk e përjashtoi mundësinë e një qeverie me bazë të gjërë, ku të jetë përfshirë edhe opozita për hir të integrimit.

Këto zëra i ka konfirmuar sot edhe Ministri për diasporën, Pandeli Majko i cili megjithëse e ka përjashtuar konceptin e qeverisë tranzitore (“kjo qeveria tranzitore nuk hyn tek shprehja “kur do flasim”) e ka lënë të hapur mundësinë e një dialogu, madje edhe të drejtuar nga presidenti, që është pranë opozitës. “Pse mos të negociojë presidenti Meta, kushdo që nxit dialogun është i mirëpritur”

Por deri më tani Basha ka mbajtur qëndrimin e prerë për një zgjidhje që e përjashton Ramën. Radikalizimi i opozitës, djegia e mandateve, ia bën të pamundur opozitës një dialog që do të linte sërish kryeministrin aktual në krye të qeverisë, sipas formulës që propozon Pandi Majko. Aq më tepër që një gjë të tillë Basha e provoi pas çadrës me marrëveshjen e 18 majit, nga e cila ruajti konkluzionin: “Po më gënjeve njëherë turp për ty, po më gënjeve për herë të dytë, turp për mua”.
Prandaj pak rëndësi ka nëse Rama po e bën seriozisht apo e ka me gjasme ftesën për dialog, sepse një marrëveshje mes palëve duket më larg se kurrë.

©Lapsi.al



23 Comments

      1. Më së pari, që të komentosh, duhet të mësosh drejtshkrimin e gjuhës shqipe e mandej të japësh gjykime.
        Nuk mund të sakatosh gjuhën shqipe duke “e liberalizuar” ate , e të përdorësh foljen “pranoj” të vetës së parë të tashmes, me foljen e vetës së tretë, të së kaluarës , “pranoi”, apo përzjerjen dialektore të foljes “takoj”, me “me u takuar”.
        Në gjuhën shqipe thuhet e shkruhet “unë pranoj” e jo “ai pranoj”.
        Që këtej vijnë edhe gjykimet sëprapthi se cila forcë politike në Shqipëri po shkon “për lesh”.
        Dorzimi i mandateve të deputetëve të opozitës. është sigurisht një rast i “pa precedent”, shqip i pandodhur ndonjëherë në demokracitë e konsoliduara perëndimore.
        Po pse nuk nisemi të gjykojmë nga shkaqet e meremi vetëm me pasojat ?
        Shqipëria ishte vendi i fundit që fitoi pamvarësinë nga sundimi 5 shekullor nga perandoria osmane.
        Shkaku ishte se populli shqiptar u injorua nga dipllomacia e fuqive të medha të kohës, ndonëse ky popull dikur me Skënderbun, u bë barierë për Europën në pengimin e zgjerimit të asaj perandorie në mesjetë.
        Nga Lufta e parë botërore, Shqipëria doli e cunguar me gjysmën e saj të popullsisë së ndarë tek fqinjët, po nga dipllomacia e fuqive të mëdha.
        Pas Luftës së dytë botërore, përsëri ajo copë Shqipëri e cunguar, po me vendimin e dipllomacisë së fuqive të mëdha, ju dhurua perandorisë komuniste.
        Pas asaj lufte, në kohën e “Luftës së ftohtë”, si pasojë e atyre që përmenda, Shqipëria jo vetëm që u bë shteti më i izoluar në botë e më i varfëri i Europës, por ishte edhe shteti i vetëm edhe nga perandoria komuniste, që pati sistemin më të egër diktatorial të modelit stalinist deri në vitin 1990, kur vendet e tjera komuniste kishin 30 vjet , që e kishin dënuar stalinizmin.
        Kur pas shembjes së perandorisë komuniste në të gjitha vendet e Europës lindore, diç u bë nga drejtësia për ndëshkimin e krimeve të diktaturës, përsëri dipllomacia e fuqive të mëdha, ndikuan që vetëm në Shqipërinë staliniste, të mos kryhej ai proçes, duke e quajtur ish Partinë e punës, si një aleate socialiste të së majtës europerëndimore.
        Në Shqipërinë e pas shëmbjes së Murit të Berlinit, si një rast “i pa precedent”, i pa ndodhur për gjithë Europën, ndodhi eksodi i përmasave të mëdha, ku pothuajse gjysma e popullsisë mori rugët e emigracionit.
        E gjithë bota e komentonte këtë ngjarje, por shumë pak analizoheshin shkaqet.
        Komentohej kryesisht ngjarja, pasoja e jo shkaqet që e sollën ate.
        Le të vijmë tani në ngjarjen “e pa precedentë” të pesë viteve të fundit të qeverisjes Rama, që u finalizua me tërheqjen e opozitës nga Parlamenti .
        Padyshim se në gjithë vendet e Europës, edhe në vendet antare të BE, fenomieni i korrupsionit e përdorimi , trafiku i drogës e grupet mafioze që e kryenin ate , është një histori e njohur.
        Edhe tek shqiptarët, populli më i varfër i Europës, si ata rezidentë në Shqipëri , edhe emigracionit shumë të madh, u përhapën grupet mafioze të trafikut të drogës.
        Por “e pa precedentja”, e pa ndodhura në asnjë vend të Europës, ndodhi në Shqipërinë e qeverisur nga Rama. Ky kryeministër, jo vetëm që mbushi institucionet me njerëz të ardhur nga bota e krimit e të dënuar nga gjykatat europiane, por e ktheu Shqipërinë në Kolumbinë e Europës, duke e lejuar mbjelljen e kanabisit në gjithë vendin e trafikun e tij rekord europian.
        Me ndërhyrjen edhe të opozitës por edhe të faktorit ndërkombëtar, ky fenomen tashmë është paksuar.
        Por cilat janë pasojat që la pas ky fenomen ?
        Një shtet anarkik me një qeverisje arrogante ku miliardat e parave të trafikut të drogës që hynë në Shqipëri, u shfytëzuan për të vjedhur e shantazhuar votat deri në paradoksin e bashkëpunimit të policisë e politikës me bandat e trafikut të drogës.
        I vetmi “investim i huaj” në këto vite, ishini miliardat e eurove që hynë në Shqipëri nga droga.
        Me këto para, u përkujdes qeveria Rama të krijojë propogandën e “ndryshimit” të fasadës me të ashtuquajturën “rilindje urbane”, por qytetarët u varfëruan më tej, e nuk pati asnjë investim nga jashtë apo mbrenda që të ngriheshin objekte të rëndësishme të prodhimit induatrial e bujqësor, apo të përmirësimit të infrastrukturës energjitike e rugore.
        Si pasojë, ndonëse shqiptarët me qeverinë e kaluar kishin fituar të drejtën e lëvizjes së lirë në vendet Shengen, përsëri si zgjidhje gjetën emigracionin masiv duke u larguar me qindra mijëra bile edhe për të kërkuar azil politik në vendet e BE.
        Pa u zgjatur me tej, ajo që duhet kuptuar ështe se janë shkaqet që sjellin pasojat, janë “të pamdodhurat” që sjellin “të pandodhurat”
        Është akaparimi i të gjitha pushteteve në bashkëpunim me mafien nga kryeministri Rama, një ngjarje e pa precedent për Europën e sotme, që solli ngjarjen e “pa precedentë” të largimit të opozitës nga Parlamenti.

        1. Gjuhëtar i madh ti???

          “Dorzimi” – Dorëzimi
          “meremi” – merremi
          “dipllomacia” – diplomacia
          “barierë” – barrierë ose më mirë Pengesë
          “rugët” – rrugët
          “induatrial” – industrial

  1. RRemo Tare, rremo, po cjane keto komente per bashkepunim, kur eshte shembur e therrmuar sistemi i bashkepunimit, qysh se ne krye te pushtetit erdhi ky idiot KM, qe asnjehere nuk ka qene i gatshem per bashkepunim, por vetem injorim, ofendim, e tallje ne parlament e kudo. E ku doli sot, qe na kerko bashkepunim, per mashtrim sic e ka zakon e karakter ky bastard megalloman, qe nuk sheh, e ben sikur nuk e din se ci ka bere ketij populli, por akoma thote me zgjodhi populli, e nuk largohem nga pushteti,Sigurisht qe nuk do, sepse dihen bemat e ofiqet se c;ka bere me pushtetin e bandat e tije. Keshtu qe, nuk ka me PS, PD biseda e kurthe, keto u cane, populli do e drejtoje vete furine per te larguar ligesine qe ka patur ne kurriz.

  2. RRemo Tare, rremo, po cjane keto komente per bashkepunim, kur eshte shembur e therrmuar sistemi i bashkepunimit, qysh se ne krye te pushtetit erdhi ky idiot KM, qe asnjehere nuk ka qene i gatshem per bashkepunim, por vetem injorim, ofendim, e tallje ne parlament e kudo. E ku doli sot, qe na kerko bashkepunim, per mashtrim sic e ka zakon e karakter ky bastard megalloman, qe nuk sheh, e ben sikur nuk e din se ci ka bere ketij populli, por akoma thote me zgjodhi populli, e nuk largohem nga pushteti,Sigurisht qe nuk do, sepse dihen bemat e ofiqet se c;ka bere me pushtetin e bandat e tije. Keshtu qe, nuk ka me PS, PD biseda e kurthe, keto u cane, populli do e drejtoje vete furine per te larguar ligesine qe ka patur ne kurriz.

  3. Nje takim i tille do ishte vetvrasje politike perfundimtare per PD dhe Bashen. Nqs do organizohet nje tryeze ajo duhet te perfshije forcat kryesore parlamentare per ti dhene krizes nje zgjidhje politike

  4. E goditur fraza e thene me larte.
    PO ME GENJEVE PER HERE TE PARE TURP PER TY.
    PO ME GENJEVE PER HERE TE DYTE TURP PER MUA.

  5. Na plasi kari nese takohen apo stakohen keta . Ka artdhur koha qe te dalin dy forca te reja qe te jene realisht te djathta dhe te majta .

  6. si prralla elefantit me lepurin ne u takoshin ka me ja bllokue kryt lepurit ,mosi tri her qe u takuen ja futi bashes e gjith qka ka mas tij ,

    1. O Xx te qifsha robt e kelysh i ripjelljes te qifte kallam deshtaku motren gruan gocen tere fisin???

  7. Dialogu eshte qytetari. Njerzit e shpellave nuk dialogonin se nuk i kishin zhvilluar akoma mjetet per dialog (gjuhen). Mbaj mend Fevzon e 2000 kur lutej cdo mbremje ne emisionin e tij per nje takim Berisha Nano, nderkohe qe kishte ndodhur burgosja e Nanos nga Berisha, 97 me 3000 viktimat e saj etj… Ndersa sot Lapsi i pari dhe gjithe tufa nga pas vetem dialog nuk duan. Dhune thone nga mengjesi deri ne darke. Turp se duhet te keni dhe femije vet

  8. Pse duhet te takohet rama me lulu kur ky si burre qe eshte iku nga fusha ku behet politike,por nuk behesh lider kur flet dhe vepron si salihu ne PD dhe flet dhe vepron si kunati kur je ne shtepi,kur do flasesh dhe veprosh si lulu

    1. O Klodi dhe Ti Stalin?Rama do iki dhe kete ta keni te sigurte??se nuk ka nga tja mbaja boll talli bythen me kete vend. Nuk ka vend me per ripjelljen dhe kriminelet e hadutet qe i shkojne pas???

  9. Metode komunistesh,,, ky qe na e nderroi linkun, po tregon menyrat e babait e kurves se tije qe na ka dale , dhe po na quhet Stalin, me qellim qe te ironizoje origjinalin, por vehten e djallezine e vet ka treguar. E, sa per kontra punt, le ti shkoje nga pas te degjeneruarit nga morali, e nga shpirti e ndergjegja psikopatit Rama, qe eshte i plotesuar ne te tera ato qe i thohen, por vetem, nese ben analizen e peshtymes e gjakut, atehere do i dale edhe se sa ka qene perdorues i drogave te forta. E pra me gjeni ju kodoshe, e hunj te rilindjes qelbanike nje krye minister apo krytar partie me damka kaqe te medha, e qe ben sikur njerezit nuk e dine, apo kane harruar se kush ka qene, e kush eshte. Ky eshte fatkeqesi, jo vetem per ne, por edhe per keto bije kurvi qe na shkruajne komente, qe athua se ky idiot kryeminister po na rregullo parajse. Andaj, prisni edhe shume pak, se te tera mekatet e tuaja barbare do i shlyeni e do zhgaraviteni per keto maskaralleqe qe i keni bere ketij populli, e qe kenaqeni me lugen bosh te mashtrimit nga ky mafioz KM.

  10. Fax mos u prek o buce salihut se stalini ka vlera te medha boterore ka cfarosur miliona njerez pastaj enveri,pastaj salihu I shkuan nga mbrapa dhe ky stalini I portalit mbron salihun

  11. Trump u takua pardje me Kim Yong Un. Vetem Basha nuk pranon dialog. Kush nuk pranon dialog perjashton vehten nga politika.

  12. Urtësia na mëson se nuk duhet të dialogosh me një të sëmurë mendor. Përndryshe e ul veten në nivelin e tij/asaj. Në anën tjetër, nuk ia vlen të merresh me një biçim që si parim të parë ka mashtrimin, mosmbajtjen e fjalës, pabesinë, tradhëtinë, imoralitetin dhe mbështetjen e bandave. E vetmja gjë që mbetet, presim” këshillat” që do të marrë dhe të pranojë nga spiuni Baton. Nëse e kupton se duhet dhënë dorëheqje, kjo do ta shpëtonte. Në të kundërtën, vonesa është në dëm të tij dhe të popullit.

  13. basha eshte nje idiot i lindur ai shikon jo per bisedime por per pazare te marre ndonje leke dhe rama e di kete,por nuk e dine idiotet e pd militantet dhe ky debili qe ben shkrime revolucionare,merni nje brisk po te ri fare dhe ruajani rames o idiote te lindur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *