• |
ide | kryesore

Tre “tradhëtarët” e rinj të LSI-së që po tentojnë të hyjnë në parlament

Lajme, Të fundit



Ditën e sotme pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë shfaqur tre kandidatë nga radhët e LSI-së, për të dorëzuar kërkesën që i hap rrugë marrjes së mandatit të deputetit.

Burime pranë KQZ bëjnë me dije se aktualisht janë tre kandidatë nga listat e LSI-së që janë paraqitur në këtë institucion.

Ylli Shehu, ish-deputeti i LSI-së ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit, i cili për rrjedhojë i hap rrugë marrjes së mandatit të deputetit. Të njëjtën gjë ka bërë dhe kandidatja e LSI-së në Dibër, Aurora Mara, e cila gjithashtu ka dorëzuar formularin ditën e sotme.

Emri i tretë është, Enver Roshi, kandidat për deputet i LSI-së në Elbasan.

Ende nuk është mësuar numri i kandidatëve në lista që do të pranojnë mandatin e deputetit, duke zënë kështu vendet e lira në parlament, të lëna prej anëtarëve të partive të tyre.



6 Comments

  1. Ku qendron tradhetia ketu!?
    Te maresh pjese ne parlamentin e kombit tend eshte nder dhe detyrim ndaj popullit qe te ka zgjedhur.
    Te nxitesh injorante te papergjegjshem te shkaterojne dhe djegin instituconet e shtetit te cilat jane prone e kujtdo dhe ndertuar nga djersa e gjithsejcilit eshte tradheti.

  2. Shiko se mund te merrni dhe Tahirin me gjeneralet ne arrati Frrokun Ndoket Prengaj Roshin Shukriun etj etj dhe beheni nje camorra e plotesuar. Po mos harrojme dhe Dajtin e Balilin me gjykim te shkurtuar. Cunami po afron jo mbi popullin por mbi politikanet e korruptuar ngado qe jane.

  3. Nuk behet stan me lepura. Keta le ta marrin mandatin por sdo kete vlere sepse keta as njerzit e shtepise nuk i degjojne jo me elektorati. Kjo perpjekje e Kadriut mavi tregon se eshte bere me keq se Ramiz Alia

  4. Mortja mu ne kandidate qe paska zgjedhur Lesh e Lija, si ata te fillim te listes dhe keta mbushesat, do dhe pushtet ne tavoline Mona kryehjdutja dhe banda e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *