• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni çfarë bëjnë tifozët e Tiranës e Partizanit rrugës drejt Selman Stërmasit: derbi kryeqytetas ndizet orë përpara:

Sport, Video



Durimi nuk është fjalë që përdoret në derbi. Luhet Tirana-Partizani dhe tifozët kanë nisur marshimin e tyre drejt Selman Stërmasit, orë përpara se të nisë derbi kryeqytetas, i programuar për në 18.00. Bardheblutë pritës, ata që do të kenë edhe numrin më të madh të mbështetësve në shkallët e stadiumit (vetëm 1600 janë ata të Partizanit), ndoshta edhe të frustruar nga 15 ndeshje pa fitore kundër të kuqve, kanë shpejtuar të mbërrijnë në stadium, duke shpresuar ti japin fund, në 90 minutat e këtij derbi, turpërimit të 5 vjecarit të fundit.

Krahu i unazës, nga Zogu i Zi drejt 21 dhjetorit është si zakonisht itinerari i ultrasve të kuq. Ndoshta janë vetëm 1600, pak krahasuar me rivalët e qytetit (organizatorë në këtë ndeshje), por Guerrils janë organizuar duke dhënë spektaklin e zakonshëm përpara përplasjes në fushë të dy skuadrave.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *