• |
ide | kryesore

Ariana Grande, mirënjohëse fansave ‘Më ndryshuat jetën’

Paparazzi, Slider



Pas rreth dy javësh, Ariana Grande pritet të nisë turneun “Thank U, Next/Sweetener Tour” dhe përmes një postimi të ndjerë në “Instagram” rrëfeu se ndihet tepër emotive në këto momente.
“Jam shumë mirënjohëse për jetën time, për personat që janë pjesë e saj, për ulje-ngritjet, për të qeshurat, dhembjet, muzikën dhe miqësitë e një jete që kam bërë falë saj”.
“Nuk arrij dot ta besoj atë që ka ndodhur në këto dy vjet; atentati i tmerrshëm në “Manchester Arena”, humbja e ish-të dashurit Mac Miller dhe anulimi i fejesës me Pete Davidson. Nuk e di se ç’do të ndodhë pas këtij postimi, por jam mirënjohëse që jam këtu. Dhe e emocionuar që do t’ju shikoj. Me siguri do të qaj shumë”.
Më pas rrëfen se pak kohë më parë nuk ndihej mirë për të punuar, apo për të realizuar një turne: “Ia thashë skuadrës sime dhe miqve të mi, ju dhe muzika më keni shpëtuar jetën dhe keni ndryshuar rrjedhën e saj”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *