“Disney” pritet që së shpejti të lançojë platformën e re streaming “Disney+” dhe është angazhuar me një projekt, që mund të lumturojë shumë fansa.
Kompania po punon për një serial dedikuar personazheve më të famshëm negativë. “Book of Enchantment“ do të frymëzohet nga librat e shkruar nga Serena Valentino, që eksploron një nga një të këqijtë e prodhuar nga kompania.
Nuk bëhet fjalë një prodhim të animuar, por për një live action me aktorë të vërtetë. Xhirimet pritet të fillojnë vitin e ardhshëm në Dublin.
“Book of Enchantment“ pritet të përfshijë Maleficent, Jafar, Cruella De Vil e shumë të tjerë.
‘Disney’ bën bashkë personazhet negativë
Paparazzi, Slider
