• |
ide | kryesore

Gazeta gjermane: Surprizuese që Rama hap ekspozitë ndërsa vendi është në protestë të dyfishtë

Lajme, Të fundit



Gazeta gjermane, “tagesspiege” i ka kushtuar një artikull hapjes së ekspozitës me piktura të Kryeministrit Rama.

Në artikull thuhet se është surprizues fakti, që sipas tyre që Rama çel një ekspozitë,  ndonëse se është kryeministri i një vendi në destabilitet, një vend i cili po proteston dyfish.

“Edi Rama ka probleme të tjera veç artit. Shqipëria, kryeministër i së cilës ai është që prej vitit 2013, po proteston dyfish, me studentët e pakënaqur dhe me një opozitë të irrituar. Nga jashtë, është e vështirë të vlerësosh kriticizmin, dhe natyrisht të kënaqesh me një politikan i cili – kur ishte ende kryetar bashkie – trishtimin e kryeqytetit shqiptar, Tiranës, e luftoi në mënyrë të suksesshme me anë të ngjyrave duke fituar simpatinë e të gjithëve. Madje, është edhe surprizuese, që në gjithë këtë destabilitet politik, Rama hap ekspozitën e tij, i përqëndruar plotësisht në ekzistencën e tij të dytë si artist;”, shkruhet në gazetë.

Artikulli vijon më tej duke përshkruar edhe pikturat e kryeministrit, të cilat sipas tyre paqyrojnë edhe gjendjen e tij shpirtërore.

“Një punim i ashpër, i shpejtë i realizuar me disa lëvizje energjike të duarve. Edi Rama e di çfarë bën. Kështu nuk do të kishte vlerë nëse do ta pyesnim nëse pikturat e tij janë edhe pasqyrim i gjendjeve shpirtërore; nëse ato e gjejnë veten në çfarë ai ka bërë si politikan gjatë viteve të fundit. Artisti pastaj lë mënjanë lapustilin, mbështetet në karrike dhe flet aq ngadalë dhe aq qartë sikur dikush më në fund duhet të kuptojë këtë: Lidhja mes politikës dhe pikturës, nuk është aq e lehtë”, thuhet në gazetën gjermane.

Artikulli i plotë:

Edi Rama ka probleme të tjera veç artit. Shqipëria, kryeministër i së cilës ai është që prej vitit 2013, po proteston dyfish, me studentët e pakënaqur dhe me një opozitë të irrituar.

Nga jashtë, është e vështirë të vlerësosh kriticizmin, dhe natyrisht të kënaqesh me një politikan i cili – kur ishte ende kryetar bashkie – trishtimin e kryeqytetit shqiptar, Tiranës, e luftoi në mënyrë të suksesshme me anë të ngjyrave duke fituar simpatinë e të gjithëve. Madje, është edhe surprizuese, që në gjithë këtë destabilitet politik, Rama hap ekspozitën e tij, i përqëndruar plotësisht në ekzistencën e tij të dytë si artist; fillimisht në Rostock, ku ‘’Kunsthalle’’ i kushtoi atij një shfaqje solo, nëntorin e kaluar. Dhe pastaj në galerinë berlineze ‘’Carlier Gebauer’’, që ka marrë shumë nga Rostock-u, por që ka shtuar punë të reja të Ramës në ambientet e saj. Nga jashtë, 54-vjeçari duket i relaksuar.

Por, ajo çka ndodh brenda tij mund të lexohet në muret e galerisë: Rama është i famshëm dhe mirëfilli obsesiv. Në takime, në negociata, në telefon. Madje edhe kur vizaton papushim mbi letra të shkruara, fletë kalendari apo fletë blloku. Nga gjestet e tij në dukje të pavetëdijshme dalin rrathë dhe linja plot ngjyra.

Disa duken si inde të brishta, ndërsa disa të tjera shumohen mbi letër si një kopsht fantastik psichedelik. Elementet e bimëve apo kafshëve – si këmba e një gjeli apo trupi i një elefanti – bashkohen të gjitha derisa e gjithë fleta ku po vizaton mbushet me ngjyra. Në vizatime të tjera ka shtëpi dhe kulla në blu që faniten në peizazhe të vogla .

Vizatimet gjatë telefonatave quhen thjesht subjekte, ku shqisat veprojnë në të gjitha drejtimet. Mendja është fiksuar në diçka, ndërsa duart nuk mund të rrinë kot dhe janë në kërkim të diçkaje dhe rezultati janë disa veprime të pavullnetshme. Rama, nga ana tjetër, ka studiuar në Akademinë e Arteve në Tiranë në vitet ’80.

Më pas ai ka qenë pedagog dhe një ndër studentët e tij ishte edhe artisti i mirënjohur Anri Sala, me të cilin vazhdon të jenë miq të ngushtë edhe sot e kësaj dite. Pra Rama e ka zakon të vizatojë dhe motivet e tij i kapërcejnë kufijtë e formave të vogla.

Megjithatë, ai nuk pranon t’i konsiderojë si vepra të mirëfillta. Çdo pyetje pas kësaj ka një përgjigje të atypëratyshme: vepra e tij si politikan dhe krijimi i vizatimeve estetike janë një proces bashkëjetues. Njëra nuk ekziston pa tjetrën. Rama ka nevojë për çlodhjen që i fal vizatimi në mënyrë që të jetë në gjendje të përqendrohet në politikë.

Kjo nuk përkon jo vetëm me titullin e ekspozitës. Ekspozita e titulluar “Puna” është konceptuar si një letër e pikturuar muri. Koleksioni i pikturave të Ramës mbulon muret e sallës së ekspozitës. Çdo gjë është identike, thuajse në çdo element: Në njërën prej letrave të murit këtë herë ekspozohen vizatime dhe piktura origjinale me bojëra akrilike, përballë së cilës ndodhet një skulpturë qeramike, që Rama e ka realizuar së fundmi. Një punim i ashpërm, i shpejtë i realizuar me disa lëvizje energjike të duarve. Edi Rama e di çfarë bën.

Kështu nuk do të kishte vlerë nëse do ta pyesnim nëse pikturat e tij janë edhe pasqyrim i gjendjeve shpirtërore; nëse ato e gjejnë veten në çfarë ai ka bërë si politikan gjatë viteve të fundit. Artisti pastaj lë mënjanë lapustilin, mbështetet në karrike dhe flet aq ngadalë dhe aq qartë sikur dikush më në fund duhet të kuptojë këtë: Lidhja mes politikës dhe pikturës, nuk është aq e lehtë.



12 Comments

  1. nuk e dijn gazetaret gjerman qe kan te bejn me nje bastard,kokpalare,shizofren qe as zbori nuk e pranoi te behej zshtar edhe pse e kishte babain e tij ne pouitat me te larta qe mundej.antar i bytos politike te enverit qe oshin me se shumti 12 vete nder ta edhe daka i tij spuro koleka,ramiz alia,gjelil gjoni,gjinishi etj.por as keta nuk e ndihmuan sot ramen se kushin frig se po i dhan arm i vret sgoket e vet dhe familjen.

  2. Cudi qe nuk ka as nje vleresim profesional per artin e ketij. Me ckam lexuar pershkruajne vetem procesin, mesa duket vetem ai perben interes, pra fakti qe pikturon ndersa flet ne telefon apo bisedon me Spiropalin. Asnje fjale per vleren estetike ne mos qofte negative. Highlights-i kete rradhe qeka fakti qe Edi e di se cfare ben. Kjo eshte e rendesishme dhe e vertete. Ky gjithmone e di cfare ben, prandaj i duhet te beje nje xhiro ne Burrel para se te kthehet ne Surrel.

  3. Surprizuese ishte Enveri qe vrau dhe kunatin e vet. Ky eshte nje klysh kurve qe i lutet Bashes kur do flasim. Gay eshte Elton Xhoni, ky eshte bythqim

  4. Ore ky ka rrjedhur embani mend kur shgarraviti shqiperin me ngjyra te ndezura njerëzit dilnin neper pedenale tani që do me zhgarravit me ngjyra te errta cfar beri ngriti taksat epa që njerëzit po ikin per Lesh nga frymzimi beri tablon që ka mbrapa ama per hir te artit dhe kur je 55vjec

  5. Vendi po varferohet, Shqiperia po shperbehet, ky rop qiri me gjithe ropqirat e pa emer te ridhjerjes bejne -eufori-me arritjet imagjinare te kesaj qeverie .Nje fjale e urte popullore thote;Vendi po digjet keta kurvat e ridhjerjes -krihen-.

  6. Po hajde mbushini mendjen gazekareve te bakllavaweb.com (alias balkanweb.con) qe përveçse e publikuan si sukses të karit të gjatë nuk kishin lënë mundësi të bëjë komente, pra si me asnje rast kjo faqe web nuk e kishte opsionin e komenteve të këtij lajmi. Faqe qelbesire e shitur dhe e vënë në shërbim të dallkaukut rama. Me pak fjalë ajo që gjermanët shkruanin ishte: shikoni ca gomari kanë shqiptarët në krye…..

  7. Punon aqe shume idioti me bojrat, sa qe do te shese me ngjyrat e maskimit punet e mira,ne kllapa, qe ka bere per vendin,,,,Hipokrizi, e pa aftesi.

  8. Kur salihu I ketyre shpellareve ne portal ndertonte Vila vidhte floririn bashke me liken,vriste popull,vidhte miliona euro ne rr e kombit 60km per 1.3miliard euro gezoheshit qe ky eshte bure shteti,jeni bere si,O kasolle ku na mblodhe,salihu ju mblodha ne Vicidol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *